🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 27 April 2026
S&P 500 7,156 ▼0.12%
DOW 49,115 ▼0.23%
NASDAQ 24,772 ▼0.26%
NAFTA 97.10 ▲2.86%
ARI 4,692 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,055 ▼ -1.25% ETH $2,281 ▼ -2.71% XRP $1.3905 ▼ -2.68% SOL $84.2000 ▼ -2.65%
S&P 500 7,156 ▼0.12 % DOW 49,115 ▼0.23 % NASDAQ 24,772 ▼0.26 % NAFTA 97.10 ▲2.86 % ARI 4,692 ▼1.02 % S&P 500 7,156 ▼0.12 % DOW 49,115 ▼0.23 % NASDAQ 24,772 ▼0.26 % NAFTA 97.10 ▲2.86 % ARI 4,692 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Mexhiti: Nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet, më 9 maj VLEN-in e bëjmë një

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderit e VLE-it, Izet Mexhiti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për punën e tij në krye të Çairit, VLEN-in, si dhe akuzat e opozitës.

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderit e VLE-it, Izet Mexhiti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për punën e tij në krye të Çairit, VLEN-in, si dhe akuzat e opozitës.

Ai tregoi se ka shumë punë që janë hapur në Çair dhe po punohet në projekte të ndryshme. Ai përmendi investimin për kampusin e universitetit “Nënë Tereza”, duke thënë se për herë të parë në histori të Maqedonisë, qeveria ndan 40 milionë euro për arsimin shqip.

“Çarshia e Vjetër është në fokus të veçantë, tash kemi filluar revitalizimin e saj, duke ndarë fillimisht gjysëm milionë euro për rregullimin e kalldërmës. Brenda një muaji e gjysmë do të fillojë edhe rregullimi i sheshit Skenderbeu, i cili do ta zgjidh çështjen e parkingut për Çarshinë e Vjetër”, tha Mexhiti, duke shtuar se nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet.

E pyetëm edhe në lidhje me akuzat e BDI-së, prej ku ditë më herët thanë se Mexhiti është i kapur nga Mickoski me një dosje mbi 300 faqe.

“Nuk kanë argumente dhe ide, ditët kur u ngritën aktakuza reale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, ata sajojnë gjëra. Është film i tyre pa bazë. Tendenca e tyre është që të tregojnë se nuk jemi vetëm ne të korruptuar dhe të kapur te Gruevski, por edhe këta të tjerët. U munduan të paraqesin reformim, por edhe ajo është improvizim. Rinia që e paraqesin tani, janë familjarë të funksionarëve të kaluar”, tha Mexhiti.

Ndërsa në lidhje me VLEN-in, ai tha se kanë thyer monopolin dy dekadësh dhe se më 9 maj do të shndërrohen në një parti.

“VLEN-i qeveris me 10 komuna shqiptare. Nuk e kemi thënë fjalën e fundit, por e bëmë më të mirën. VLEN-i bëri bashkimin e opozitës që i ka munguar shqiptarëve. E theu monopolin e dy dekadave, e solli ndryshimin dhe solli konkurrencë. Derisa të tjerët janë bazuar te maksima “përçaj e sundo”, ne kemi sjellë konkurrencën, që është në favor të qytetarëve dhe proceseve. Kur të gjithë menduan se VLEN-i është i përkohshëm dhe do të përçahet, ne dëshmuam se dijmë të tejkalojmë egot dhe ngjyrat. Më 9 maj VLEN-in do ta bëjmë një, do të jemi më të konsoliduar dhe performancat do të jenë më të mëdhaja. VLEN-i sjell metoda të reja demokratike, pra jo gjithçka duhet të mbështetet te individi”, tha Mexhiti.

Në lidhje me qeverinë, ai tha se do të ketë rikonstruim, por nuk përmendi emra konkret. Ndërsa sa i përket propozim-ligjit të ri për arsim të lartë, ai tha se ky ligj është për të rritur cilësinë në arsim dhe nuk cenon autonominë e universiteteve./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.