Ekonomia
MF: Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin rriten me 22 %
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 16.5 miliarde lekë, 22% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 25.4 % më shumë se plani.
Ndikimin kryesor në këtë rezultat, ben te ditur ministria e Financave, e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve.
Faktorë të tjerë ministria e Financave rendit fazën e dyte të planit të veprimit kundër informalitetit të orientuar drejt kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe në vazhdimësine e proçeseve. Sipas MF-së, thjeshtësimi i proçedurave të deklarimit dhe instalimi i një komunikimi permanent me operatorët e biznesit po gjeneron performancë më të lartë.