Migrimi masiv, Presidentja e Kosovës takime me qytetarët
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të dalë edhe sot në terren. Jahjaga, ka nisur vizitat nëpër komunat e Kosovës, duke u munduar kështu të gjej mundësi për ndalimin e migrimit ilegalë.
Ajo, javën që shkoi vizitoi komunën e Ferizajt dhe Vushtrrisë, ndërsa sot presidentja do të vizitoj edhe dy komuna të tjera.
Për në orën 10:30 Jahjaga, ka paralajmëruar se do të jetë në komunën e Podujevës, ku me këtë rast do të takohet me kryetarin e kësaj komune Agim Veliun.
Ndërsa më vonë për në orën 13:00, ajo, ka paralajmëruar vizitë edhe në komunën e Gjilanit, ku po ashtu do të takohet me kryetarin e kësaj komune.
Jahjaga, javën që shkoi u kërkoi qytetarëve të rajonit të Ferizajt që të mos braktisin vendin, sepse siç tha ajo, migrimi nuk është zgjidhje e duhur.
Ajo morri edhe opinionet e qytetarëve lidhur me këtë dukuri shqetësuese që ka marrë përmasa të gjera.