☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 85.07 ▲0.81%
ARI 4,545 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,670 ▲ +8.31% ETH $2,254 ▲ +17.48% XRP $1.1095 ▲ +10.43% SOL $85.8500 ▲ +11.51%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.07 ▲0.81 % ARI 4,545 ▼0.01 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.07 ▲0.81 % ARI 4,545 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Seria A

Milan-Modric, “martesën” e rrezikon… Real Madridi. Kroati mund të përfshihet në stafin e Mourinhos

Pamja e fundit e Luka Modrić me fanellën e Milanit ishte ajo e një kampioni të mundur. Me maskën mbrojtëse pas frakturës në mollëz, pësuar ndaj Juventusit, dhe një shikim të zbrazët, kroati ëndërronte një fund tjetër në “San Siro”. Ndoshta një “gardë nderi”, një xhiro festive dhe një tjetër sezon në Champions League.

Në vend të kësaj, rënia dramatike e Milanit, e mbyllur me humbjen ndaj Cagliari dhe zbritjen në “Europa League”, solli kaos total në klub, me largimet e Allegri, Furlanit, Moncadës dhe Tares. Deri pak javë më parë rinovimi i kontratës së tij dukej formalitet. Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Modric zhvilloi një sezon të madh me 35 ndeshje, 2 gola dhe 3 asiste. Ai kishte raport të shkëlqyer me Allegrin, që e konsideronte “ndër trajnerët më të mirë” të karrierës.

Megjithatë, dështimi sportiv dhe heshtja e klubit për rinovimin e kanë bindur kroatin të largohet. Pas Botërorit me Kroacinë, që pritet të jetë “vallëzimi i fundit” i tij, Modric mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sipas “AS”, Florentino Pérez i ka garantuar një rol te Real Madridi, si drejtues ose pjesë e stafit teknik pranë José Mourinho. Kështu, e ardhmja e Modric duket sërish “los blanco”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.