☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,626 ▼0.49%
DOW 52,249 ▼1.17%
NASDAQ 25,962 ▼0.18%
NAFTA 103.50 ▲4.05%
ARI 4,009 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,296 ▼ -0.29% ETH $2,396 ▲ +0.16% XRP $1.3021 ▼ -0.74% SOL $103.7500 ▼ -0.13%
S&P 500 7,626 ▼0.49 % DOW 52,249 ▼1.17 % NASDAQ 25,962 ▼0.18 % NAFTA 103.50 ▲4.05 % ARI 4,009 ▼1.26 % S&P 500 7,626 ▼0.49 % DOW 52,249 ▼1.17 % NASDAQ 25,962 ▼0.18 % NAFTA 103.50 ▲4.05 % ARI 4,009 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

35-vjetori i PS, Balla: Mision historik, anëtarësimi në BE dhe çuarja e vendit në Ligën e Kampioneve në turizëm

Partia Socialiste feston sot në Tiranë 35-vjetorin e themelimit të saj. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social Facebook i njeh Partisë Socialiste meritën e bërjes së Shqipërisë me shtet, institucione funksionale e shërbime europiane.

Balla nënvizon se misioni historik i kësaj force politike, është përmbyllja e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ta çojnë vendin në Ligën e Kampionëve në Turizëm.

“Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste

Mirënjohje gjithmonë themeluesve, anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve, votuesve tanë Partia Socialiste ka meritën e padiskutueshme të bërjes së Shqipërisë me shtet, me institucione funksionale e shërbime europiane, ekonomi që rritet (tre herë më e madhe sot sesa në vitin 2013), shoqëri me drejtësi e barazi para ligjit, një vend turistik e shtet me miq e me partnerë ndërkombëtarë, që bashkëpunon me dinjitet në çdo plan dhe di të respektojë të tjerët duke respektuar vetveten.

Ne, Partia Socialiste kemi sot më shumë se kurrë një mision historik. Të përmbyllim anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ta çojmë Shqipërinë në Ligën e Kampioneve në turizëm. Rroftë Shqipëria. Rroftë Partia Socialiste”, shkruan Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.