☁️
Tiranë 11°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,845 ▼ -0.29% ETH $2,236 ▼ -0.46% XRP $1.1644 ▼ -0.09% SOL $89.1500 ▼ -1.13%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34 vjeçarit

Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, për të cilin policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar, Armand Shakaj 41-vjec.

Ky i fundit për t’iu fshehur kontrolleve rutinë të policisë, ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij brenda të cilit dyshohet të ketë qenë edhe 34-vjeçarit deri në zonën e Ibës. Kjo ka ndodhur në datën 6 qershor, 1 ditësh pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët 34-vjeçari Koçi.

Policia identifikoi pronarin e karrotrecit dhe e shoqëroi për ta marrë në pyetje. Ai ka pohuar se automjeti e kishte lënë pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi Shakaj i kishte thënë se makinën e kishte me defekt. Prej andej, thotë dëshmitari, nuk di se çfarë ka ndodhur pasi është larguar dhe nuk kishte ide se çfarë kishte brenda në makinë.

Ndërkohë, brenda ambientit të zyrës ku është mbajtur Koçi, janë gjetur mbetje baruti, por që grupi hetimor pret përgjigjen e ekspertizës për të përcaktuar çfarë ka ndodhur.

Prej ditësh policia është fokusuar në 2 drejtime kontrolli, së pari për të gjetur 34-vjeçarin Eglant Koçi në rrethinat e Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit si dhe gjetjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim, Armand Shakaj. Burime bëjnë me dije se 41-vjeçari, gjatë ditëve të fundit ka ndryshuar 6 numra celulari, në përpjekje për të mos u lokalizuar.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.