Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.21 ▼3.99%
ARI 4,227 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,814 ▲ +0.96% ETH $1,676 ▲ +0.65% XRP $1.1439 ▲ +1.95% SOL $67.0100 ▲ +2.2%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.21 ▼3.99 % ARI 4,227 ▲2.74 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.21 ▼3.99 % ARI 4,227 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Bekim Sali: Integrimi evropian krijon mundësi të reja për investime, zhvillim dhe partneritete ekonomike

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Forumin Ekonomik Maqedonia e Veriut – Turqia, të mbajtur në Stamboll, ku theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të partneriteteve të reja ndërmjet dy vendeve.

Në fjalën e tij, ministri Sali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, të ndërtuara mbi besimin, respektin e ndërsjellë dhe partneritetin afatgjatë.

Ai theksoi se Turqia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit, me investime të rëndësishme në industri, infrastrukturë, bankar, arsim dhe turizëm, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.Duke folur për prioritetet e Qeverisë, Sali potencoi se Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor hapin një kapitull të ri mundësish për ekonominë dhe sektorin privat.

“Për herë të parë, procesi i integrimit evropian lidhet drejtpërdrejt me investime konkrete, zhvillim ekonomik dhe integrim gradual në Tregun e Përbashkët Evropian. Kjo krijon mundësi të reja për bizneset, investitorët dhe qytetarët tanë”, deklaroi Sali.

Ai ftoi kompanitë turke të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen përmes fondeve IPA, Planit të Rritjes së BE-së dhe Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke theksuar se projektet infrastrukturore si Korridori VIII dhe Korridori X mbeten prioritete strategjike për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen rajonale.

Ministri Sali theksoi gjithashtu potencialin e madh për bashkëpunim në energjinë e ripërtëritshme, transformimin digjital, inovacionin, teknologjitë moderne dhe industrinë prodhuese, duke nënvizuar se integrimi evropian është një projekt ekonomik i modernizimit, konkurrueshmërisë dhe prosperitetit për qytetarët dhe bizneset.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.