Mimoza Ahmeti e preferuara e publikut, fermerja mes batutave: Dhe më thonë pastaj je e pakuptueshme…

Poetja Mimoza Ahmeti u zgjodh e preferuara e publikut.
Në këtë televotim të parë për këtë sezon të Ferma Vip, poetja shprehu falenderim dhe mirënjohje për ata që e votuan, teksa nuk ndali as batutat.
“Dhe thonë pastaj për mua që je e pakuptueshme, por ja që më paskan kuptuar”, tha poetja.
Ky moment tregoi për mbështetjen e madhe të publikut dhe krijoi një atmosferë të ngrohtë brenda shtëpisë së fermës. Fermeri i preferuar do të ketë benefite dhe avantazhe në lojë.
Edhe opinionistët kanë shprehur vlerësim për inteligjencën e Mozës, mendim që u mbështet edhe nga moderatorja Arbana Osmani.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.