🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.78 ▲3%
ARI 4,660 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,673 ▼ -0.79% ETH $2,105 ▼ -1.22% XRP $1.3110 ▼ -2.03% SOL $79.5900 ▼ -2.84%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.78 ▲3 % ARI 4,660 ▼0.53 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.78 ▲3 % ARI 4,660 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Minesota, polici vret një 32-vjeçar me ngjyrë

Pikërisht në kohën kur në Luizjanë vazhdonin protestat për vrasjen e një 37-vjeçari me ngjyrë nga policia, një tjetër i ri afro-amerikan u qëllua për vdekje nga forcat e rendit në Minesota. E dashura e Philando Castile regjistroi të gjithë ngjarjen dhe i hodhi “online” pamjet ku shihet viktima i mbuluar në gjak dhe efektivi i policisë me armën e drejtuar nga ai. Castile u vra pasi u zgjat të merrte patentën.

Castile u ndalua në Falcon Heights, një periferi e St Paul-it, për një stop të thyer të makinës, tha vajza që e shoqëronte, e identifikuar nga mediat lokale si Lavish Reynolds. Përpara se të qëllohej, ai i ka thënë efektivit të policisë se kishte leje për armëmbajtje dhe se kishte një armë në zotërim. Ti zotëri, zbraze mbi të katër plumba, thotë Reynolds në video. Ai thjesht po merrte patentën për të ta treguar dhe ti e vrave.

Castile, 32-vjeçar, punonte si mbikqyrës i kafeterisë së një shkolle. Policia nisi menjëherë një hetim mbi ngjarjen dhe efektivi i përfshirë në incident është pezulluar përkohësisht. Vdekja e tij pason atë të Alton Sterling, të qëlluar të martën në Baton Rouge të Luizjanës gjatë kohës pasi agjentët e kishin rrëzuar në tokë me një pistoletë elektrike. Të dy këto episode pasojnë një vazhdë të gjatë incidentesh që përfshijnë afro-amerikanë të vrarë prej forcave të rendit, të cilat kanë ngjallur debate të ashpra në vend përsa i takon përdorimit të forcës në këto nivele.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.