Politika

Ministra të Kabinetit Qeveritar urojnë mësuesit pranë shkollave që kanë nën kujdestari

Ftesës së Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla për të uruar mësuesit pranë Shkollave Qendra Komunitare që kanë nën kujdestarin e tyre, me rastin e 7 Marsit, i janë përgjigjur disa ministra të kabinetit Qeveritar.

Me rastin e festës së mësuesit, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u takua me stafin pedagogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja të Forcave të Armatosura.

Kodheli vlerësoi profesionin fisnik të mësuesit dhe e konsideroi atë jo vetëm të pazëvendësueshëm por edhe si të barabartë me rolin e prindit.

Në fund, ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo shpërndanë për stafin e mësuesve të kësaj qendre disa çertifikata mirënjohjeje për kontributin e dhënë në arsimimin e personelit ushtarak e civil të FA-ve. Qendra e Gjuhëve të Huaja zhvillon gjatë gjithë vitit kurse periodike të gjuhës angleze, franceze, italiane, gjermane, turke dhe greke për personelin ushtarak e civil të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Tahiri- mësuesve: Gëzuar 7 Marsin, mësojuni fëmijëve të jenë të lirë

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot me rastin e 7 Marsit, për të uruar dhe bashkëbiseduar me mësues dhe nxënës të shkollave të mesme “Sami Frashëri” dhe “Myslym Keta” në Tiranë.Mars 1

“Unë jam shumë i privilegjuar dy herë si Saimir që kam mbaruar “Samiun” bashkë me shumë të rinj dhe të reja të tjerë. Pata mundësi ta them dhe më parë: “Samiu” është legjendë më vete. Kështu që, praktikisht, kam dhe unë privilegjin të jem pjesë e krenarisë kolektive, por edhe për detyrën që mbaj. Dhe kam privilegjin sot që në emër të kolegëve të mi në Parlament dhe të kolegëve të mi në Qeveri të jem këtu dhe të ndaj këtë pjesë të gëzimit për t’i uruar mësuesve “Gëzuar 7 Marsin!”, u shpreh ai në takim.

“Duke përdorur eksperiencën time, për t’ju thënë modestisht, jepini mundësinë nxënëseve dhe nxënësve të jenë ata që duan të jenë, të jenë të lire, të kenë mundësinë të mendojnë ndryshe, të kenë mundësitë të përballen me idetë e tyre, të kenë mundësinë të përballen me të kundërtat e tyre dhe të kenë mundësinë të forcojnë bindjen për të vazhduar përpara, të lirë në rrugën e tyre”, apleoi ministri Tahiri.

Cc8JFsEWIAAYJcPAi shtoi se  dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijëve është të kenë mundësinë që nën balancën ndërmjet disiplinës dhe lirisë të jenë të lirë të zgjedhin fatin e tyre dhe kjo është detyra më e shtrenjtë e juaja.

Festës së mësuesit, i është bashkuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i cili ka vizituar sot shkollën e mesme “Abdulla Keta’ në kryeqytet.

“129 vite më parë u hap shkolla e parë shqipe dhe nisi rruga e farkëtimit të dijes së kombit. Sot së bashku me mësuesit dhe nxënësit e Shkollës “Abdullah Keta” në Njësinë Bashkiake Nr. 1 në Tiranë, për të festuar këtë ditë të shënuar. Mirënjohje për të gjithë brezat e mësuesve që me dashurinë dhe përkushtimin e tyre përçojnë dritën e diturisë. Gëzuar 7 marsin! Mirënjohje për dedikimin e tyre”, është shprehur ministri Bushati.

Ndërkohë, në të gjithë Shqipërinë, sot ka një nisëm ndryshe, ku një grup nxënësish dhe mësuesish të çdo shkolle në vend do të vizitojnë mësuesit veteran (të dal në pension) të shkollës e komunitetit të tyre për ta uruar në këtë ditë.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka zgjedhur të uroj mësuesit e qytetit të Elbasanit në ditën e 7 marsit.

Haxhinasto uroi mësuesit e shkollës së mesme, ‘Vasil Kamami’ në Elbasan, duke vlerësuar punën fisnike por të vështirë të mësuesve në edukimin e brezave të rinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button