Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,876 ▲ +0.4% ETH $2,051 ▼ -0.15% XRP $1.3158 ▼ -0.34% SOL $80.2200 ▲ +1.14%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Ministrat e Brendshëm të BE-së: Përshpejtim i zbatimit të strategjisë anti-terror

Pas atentateve në Bruksel, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së duan të shkëmbejnë më shpejt informacionet për të dyshuarit si terroristë, por nuk pritet një platformë europiane e shërbimeve sekrete.

Dy ditë pas atentateve terroriste në aeroportin Zaventem dhe metronë e Brukselit (22.03), ku si pasojë mbetën më shumë se 30 viktima dhe u plagosën qindra vetë, u konsultuan në një takim të posaçëm në kryeqytetin belg ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë. Për ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ministrat europianë duan të tregojnë në këto momente se janë pranë Brukselit, por edhe “të marrin masa”. Ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner shikoi në takimin e Brukselit “një sinjal të fortë, se të 28 shtetet anëtare janë të bashkuar në luftë kundër terrorizmit”, ndërkohë që ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May u shpreh se “mesazhi ynë është i qartë. Terroristët nuk do të fitojnë.”

Deklaratë e përbashkët e ministrave të BE-së në Bruksel

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së duan të forcojnë veprimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit. Në takim u ra dakord që hapat në luftën kundër terrorit të bëhen “me shpejtësi më të madhe dhe me seriozitet më të madh”, siç u shpreh pas takimit ministri i Brendshëm gjerman, de Maiziere. Në një deklaratë të përbashkët të ministrave kërkohet që shtetet anëtare të BE-së të përmirësojnë po ashtu shkëmbimin e informacionit për të dyshuarit si terroristë. Parlamentit Europian i kërkohet që të miratojë sa më shpejt të jetë e mundur regjistrin europian të të dhënave të pasagjerëve. Në javët e ardhshme do të duhet të përpunohet një propozim, sipas të cilit do të ndërlidhen më mirë të database-t aktuale për udhëtimet, migracionin dhe sigurinë. De Maziere u shpreh kundër ndryshimit të rrënjësishëm të strukturave të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Europë. “Kemi nevojë për përqëndrim në luftën kunër terrorit dhe jo përqëndrim tek çështjet strukturore”, tha ministri i Brendshëm gjerman. Një platformë europiane e shërbimeve sekrete kërkon “një punë kolosale koordinimi”, mes 28 vendeve anëtare, tha ai.

BE: Pa besim tek njëri-tjetri?

Aktualisht bashkëpunimi mes autoriteteve të sigurisë dhe shërbimeve sekrete të vendeve europiane paraqitet me defekte serioze. Vetëm 5 vende ofrojnë 90% të informacionit në qendrën kundër terrorit në Europol. “Gjendja është përmirësuar, por ka ende shumë për të bërë”, tha një diplomate e BE-së. Prandaj Europa duhet të kalojë nga “fjalët tek veprat” kërkoi në takimin e ministrave të Brendshëm në Bruksel eurokomisioneri për çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos. “Ka ardhur koha që të vëmë në jetë të gjitha ato, për të cilat kemi rënë dakord”, tha Avramopoulos. Çështja e sigurisë për shtetet anëtare të BE-së është kompetencë kombëtare. Kësaj i shtohen edhe burokracitë mes institucioneve të vendeve të ndryshme. Por ekziston edhe një lloj dyshimi nëse “informacionet janë të sigurta në duart e miqve të mi”, është shprehur mbi këtë çështje edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmerman. Që në fund të janarit Europol ka paralajmëruar se IS-i ka përgatitur komando në Siri dhe Irak për të kryer atentate në Europë me qëllim “viktima në masë në popullsinë civile”. Puna e qendrës europiane kundër terrorit (European Counter Terrorism Centre (ECTC) varet tërësisht nga gatishmëria për bashkëpunim e shteteve anëtare edhe për të ofruar informacione. Ndërkohë në Bruksel ministri i Punëve të Brendshme të Çekisë, Milan Chovanec ka bërë lidhje mes atentateve të Brukselit dhe fluksit të refugjatëve. “Kush ka menduar se ndër 1 milionë njerëzit që kanë ardhur në Europë gjen vetëm engjëj, dhe se nuk ka pasur terroristë apo kriminelë, ka qenë naiv”, tha ministri socialdemokrat për agjencinë CTK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.