🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.88 ▼0.86%
ARI 4,025 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,005 ▲ +0.14% ETH $2,319 ▼ -0.01% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $100.5300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Ministrat e Jashtëm të G7-s mosmarrëveshje për luftën SHBA–Izrael kundër Iranit

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s u mblodhën sot në Francë për të diskutuar konfliktin Rusi–Ukrainë, por takimi u dominua nga përçarjet e thella lidhur me luftën e udhëhequr nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, sipas AP.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mori pjesë në takim vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump kritikoi ashpër aleatët e NATO-s për mungesë të mbështetjes në operacionet ushtarake dhe përballjen me kundërpërgjigjen e Iranit, përfshirë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, që ka tronditur tregjet globale të naftës.

Shumica e aleatëve evropianë shprehën skepticizëm ndaj luftës dhe theksuan nevojën për një zgjidhje diplomatike.

“Konflikti në Lindjen e Mesme nuk është lufta jonë dhe Parisi mban një qëndrim strikt mbrojtës”, tha sot ministrja franceze e forcave të armatosura, Catherine Vautrin.

Edhe Britania e Madhe mbështeti një qasje diplomatike, me ministren e Jashtme Yvette Cooper që pranoi dallimet me SHBA-në, sidomos lidhur me operacionet ofensive.

Ndërkohë, Trump ka shprehur pakënaqësi për mungesën e mbështetjes nga aleatët dhe ka akuzuar NATO-n se “nuk ka bërë asgjë”, duke kërkuar angazhim më të madh për sigurinë e transportit në Ngushticën e Hormuzit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi se aleanca e konsideron Iranin një kërcënim, por pranoi se Evropa dhe Kanadaja kanë qenë të varura nga fuqia ushtarake amerikane.

Nga ana tjetër, Irani ka hedhur poshtë pretendimet se po synon të ndërtojë armë bërthamore duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për sulme ndaj objekteve të tij bërthamore paqësore.

Takimi i G7-ës zhvillohet në një klimë tensioni të shtuar, ndërsa aleatët evropianë po shprehin shqetësime edhe për qëndrueshmërinë e mbështetjes amerikane ndaj Ukrainës në luftën kundër Rusisë. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.