☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 91.09 ▼2.98%
ARI 4,486 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $75,953 ▼ -0.89% ETH $2,081 ▼ -0.59% XRP $1.3340 ▼ -0.45% SOL $84.1100 ▼ -0.01%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 91.09 ▼2.98 % ARI 4,486 ▼0.37 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 91.09 ▼2.98 % ARI 4,486 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Ekonomia

Banka e Shqipërisë rekord prej 123 milionë eurosh nga rritja e çmimit të arit në 2025

Banka e Shqipërisë fitoi pothuajse 123 milionë euro nga rritja e çmimeve të arit vitin e kaluar. Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, e ardhura vjetore nga rivlerësimi i rezervës së arit arriti në rreth 11.87 miliardë lekë për vitin 2025. E ardhura nga ndryshimi në vlerën e drejtë të arit monetar u rrit me 109% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, në nëntor dhe dhjetor 2025 Banka e Shqipërisë vendosi gjithashtu edhe rritjen e rezervave të arit, duke blerë sasi të reja për një vlerë totale prej 2.98 miliardë lekësh.

Rritja e vlerës së rezervave ekzistuese dhe zgjerimi i tyre solli një rritje të ndjeshme të rezervave të arit të Bankës Qendrore gjatë vitit të kaluar.

Gjithnjë duke iu referuar pasqyrave të audituara financiare të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2025 vlera e rezervave të arit, e shprehur në monedhën vendase, arriti në 41.6 miliardë lekë, në rritje me 55.5% krahasuar me një vit më parë.

Në fund të 2025, ari përbënte afërsisht 6% të vlerës së mjeteve të rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë.

Rritja e çmimeve të arit në tregjet ndërkombëtare ka dhënë një efekt të fortë pozitiv në bilancin e Bankës Qendrore, efekt që është zbehur vetëm pjesërisht nga kursi i këmbimit dhe vazhdimësia, ndonëse me ritme më të ngadalta, e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Gjatë vitit 2025, çmimet e arit në tregjet ndërkombëtare shënuan një rritje të fortë, me rreth 70% krahasuar me një vit më parë. Rritja e çmimit të arit është ndikuar faktorë të ndryshëm, duke filluar nga tensionet gjeopolitike dhe përgjithësisht çmimi i arit tenton të rritet në periudha pasigurie, duke qenë se ai konsiderohet si një aset i sigurt dhe i qëndrueshëm. Një faktor specifik që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të arit kanë qenë edhe blerjet e mëdha që nga Bankat Qendrore të vendeve të ndryshme të Botës.

Rritja e çmimit të arit dha një efekt të konsiderueshëm pozitiv në bilancin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2025, duke kompensuar humbjet e vazhdueshme nga efekti negativ i kursit të këmbimit.

Rezultati financiar neto për vitin 2025 ishte me fitim në vlerën e 2 miliardë lekëve. Fitimi pësoi rënie me 61% krahasuar me një vit më parë, por megjithatë qëndroi në vlera pozitive për të dytin vit radhazi, duke kompensuar pjesërisht humbjet e larta të regjistruara në vitet 2022-2023.

Faktori me impaktin kryesor në ecurinë e rezultatit të Bankës së Shqipërisë në vitet e fundit ka qenë efekti i kursit të këmbimit. Banka e Shqipërisë mban një rezervë të madhe në valutë të huaj, si mjet i domosdoshëm për të përballuar nevojat emergjente që mund të ketë ekonomia dhe sektori financiar. Duke qenë se bilanci i Bankës së Shqipërisë raportohet në monedhën vendase, forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit e ka ulur vlerën në monedhën vendase të rezervave të mbajtura në valutë të huaj. Për vitin 2025, humbjet neto nga ndryshimet e kurseve të këmbimit kishin vlerën e 24.1 miliardë lekëve. Humbjet në këtë zë u rritën me 79% krahasuar me një vit më parë./ Marrë nga Monitor

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.