🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,865 ▲ +0.5% ETH $2,249 ▲ +1.04% XRP $1.3471 ▼ -0.11% SOL $84.7700 ▲ +0.68%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ministri Bajrami për vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë ditëve në vijim do të takohet me udhëheqës të organizatave të rëndësishme që investojnë në arsim, si dhe me udhëheqës të universiteteve të njohura.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Bajrami do të bisedojë për mundësi të reja bashkëpunimi në arsim, sidomos në arsimin e lartë dhe në këtë drejtim do të ketë vizita në universitete amerikane dhe do të bisedojë me udhëheqës të universiteteve për bashkëpunim, sidomos sa i përket krijimit të mundësive të reja për të rinjtë tanë për studime në këto universitete, por edhe për shkëmbimin e profesorëve.

Po ashtu, ministri Bajrami, gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me udhëheqës të USAID-it, me të cilët do të bisedojë për mundësitë e investimeve të reja në arsimin kosovar.

Gjithashtu, ministri do të ketë disa takime në Departamentin e Shtetit, ndërsa do të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, përgjegjës për Evropë dhe Azinë Qendrore.

Gjatë kësaj vizite treditore në Washington, Bajrami do të vizitojë edhe Universitetin “James Medision”, si dhe Universitetin “Eastern Mennonite”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.