☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 April 2026
S&P 500 7,168 ▲0.44%
DOW 49,402 ▲1.11%
NASDAQ 24,730 ▲0.23%
NAFTA 106.53 ▼0.33%
ARI 4,630 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,430 ▲ +0.23% ETH $2,266 ▼ -0.83% XRP $1.3707 ▲ +0.42% SOL $83.3300 ▲ +0.11%
S&P 500 7,168 ▲0.44 % DOW 49,402 ▲1.11 % NASDAQ 24,730 ▲0.23 % NAFTA 106.53 ▼0.33 % ARI 4,630 ▲1.5 % S&P 500 7,168 ▲0.44 % DOW 49,402 ▲1.11 % NASDAQ 24,730 ▲0.23 % NAFTA 106.53 ▼0.33 % ARI 4,630 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Politika

Ministri sllovak: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, prioritet strategjik. Fokus, shteti i së drejtës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët për media me homologun shqiptar Ferit Hoxha dhe me homologët austriakë Beate Meinl-Reisinger dhe çekë Petr Macinka theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Blanár e cilësoi takimin si një diskutim të frytshëm dhe të domosdoshëm, duke nënvizuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një prioritet strategjik. Ai rikujtoi se perspektiva evropiane e rajonit është përcaktuar qartë që në Samitin e Selanikut në vitin 2003, ndërsa në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi është më i nevojshëm se kurrë.

“Zgjerimi është një element kyç për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit”, u shpreh ai, duke shtuar se ky proces ndihmon edhe në orientimin pozitiv të zhvillimeve gjeopolitike.

Duke folur për Shqipërinë, ministri sllovak vlerësoi progresin e arritur në transformimin e shoqërisë dhe përmbushjen e kritereve të integrimit. Sipas tij, Shqipëria ka potencialin të shndërrohet në një shembull për vendet e tjera kandidate në rajon.

Ai theksoi se vendi duhet të luajë një rol motivues për fqinjët, ndërsa nënvizoi rëndësinë thelbësore të forcimit të shtetit të së drejtës si kusht kyç në procesin e anëtarësimit.

“Shqipëria ka shfaqur përparim domethënës në transformimin e shoqërisë në të gjitha nivelet, dhe ka përmbushur me sukses kriteret e integrimit, ne besojmë se Shqipëria mund të shndërrohet në kampione në këtë fushë. Shqipëria duhet të bëhet vend që motivon vendet e tjera kandidate.

Ne rekomandojmë që të vendoset theks thelbësor te shteti i së drejtës”, u shpreh ministri.

Blanár e cilësoi këtë moment si një mundësi historike për Shqipërinë dhe rajonin, duke shprehur gatishmërinë e Sllovakisë për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim në procesin e negociatave me BE-në. Ai shtoi se ndarja e ekspertizës në kuadër të agjendës evropiane synon të ndihmojë Shqipërinë në zhvillimin e negociatave në mënyrë më dinamike.

Ministri theksoi se parimi i meritës duhet të mbetet thelbësor në procesin e zgjerimit dhe se konsensusi i 27 vendeve anëtare mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e anëtarësimit të plotë dhe të merituar.

“Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë dhe rajonin që duhet kapur si e tillë. Jemi gati të ofrojmë ndihmë dhe bashkëpunim në konsultim për të arritur objektivin e mbylljes së kapitujve të anëtarësimit. Ndarja e ekspertizës sonë në agjendën e BE-së synon të ndihmojë Shqipërinë të ndjekë bisedimet e anëtarësimit në mënyra aktive dhe dinamike. S3 mbështetëse e anëtarësimit me të drejta të plota.

Parimi i meritës të jetë kyç i anëtarësimit në BE. Konsensusi i 27 vendeve anëtare të BE mund të mbështetet vetëm mbi parimin e anëtarësimit me të drejta të plota”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.