Kronika

Ministri Tahiri: Nga janari 2015, komisariate dixhitale

qeveriaNga janari i vitit 2015, Ministria e Brendshme pritet të jetë edhe më pranë qytetarit përmes Komisariateve Dixhitale.

Kjo u be e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i cili ishte i pranishëm në konferencën me temë “Letërnjoftimet, siguria për shërbime”, organizuar nga Ministria për Inovacion, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Ndër risitë që Tahiri prezantoi në fjalën e tij është ngritja e komisariateve dixhitale, si një instrument që lufton burokracinë e tepërt, abuzivizmin dhe korrupsionin. “Ngritja e komisariateve dixhitale sjell më pranë policinë tek qytetari. Ky i fundit vetëm përmes shenjave të gishtrinjve mund të realizojë veprimet burokratike kudo që ndodhet, në qendër tregtare, përmes internetit dhe në çdo pikë në të cilën do të vendosen këto komisariate dixhitale, të cilat do të kenë dhe elementë të sigurisë sipas standardeve europiane”, nënvizoi Tahiri.

Gjatë konferencës “Letërnjoftimet, Siguria për shërbime”

Komisariati dixhital, u shpreh ai, është një automat, urë efektive e komunikimit të qytetarëve me institucionet. “Është një automat, i cili i lejon qytetarit të identifikohet ose nëpërmjet gishtit, kartës së identitet apo pinit personal, duke ofruar një sërë shërbimesh që ofrojnë sot një serë mekanizmash institucionale, për të dhënë shërbimet për qytetarët”, tha Tahiri.

Komisariati dixhital gjendet kudo ku ka prezencë të shtuar të publikut, për t’i dhënë qytetarëve një dritare për të komunikuar me institucionet. “Është 24 orë i hapur, 7 ditë të javës dhe pa asnjë kufizim përsa i përket aksesit virtual. Qytetarët mund të kryejnë pagesa për shërbimet që do marrin në këmbim të faturës për çdo shërbim”, tha Tahiri. 

Gjatë konferencës “Letërnjoftimet, Siguria për shërbime”

Duke folur për dikasterin që ai drejton, ministri i Brendshmë theksoi se siguria është një element mjaft i rëndësishëm në jetën e përditshme të çdokujt, por shtoi ai, siguria nuk është monopol i shtetit, por buron nga bashkëpunimi dhe besimi mes shtetit dhe komunitetit.

Sipas ministrit të Brendshëm, brenda vitit 2015 qytetarët shqiptarë do të kenë në duar një nga dokumentet më të sigurta. Nga janari qytetarët do të kenë edhe kartat e reja me elementë të shtuar të sigurisë. Përmes këtyre inovacioneve, tha Tahiri, dëshirojmë t’i ofrojmë publikut garancinë e nevojshme se po luftojmë abuzimin dhe korrupsionin.

Gjatë konferencës “Letërnjoftimet, Siguria për shërbime”

“Përmes këtyre inovacioneve qyetarët do nuk do të jenë të detyruar të presin në radhë dhe të japin zarfa nën dorë për të kryer një shërbim. Jo, nuk do të ketë më abuzime të tilla, pasi përmes komisaritatit dixhital shërbimet do të kryhen kudo dhe pa humbur kohë për të shkuar nëpër komisariate”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button