Zgjedhjet lokale 2015

Ministria e Brendshme marrëveshje me KQZ-në, Tahiri: Qeveria e angazhuar për zgjedhje të lira

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin e Ministrave për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Memorandumi është nënshkruar mes Ministrit të Punëve Brendshme, Saimir Tahiri dhe Kryetares së KQZ-së, Lefterie Luzi. Ministri Tahiri tha se marrëveshja i shërben zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe konfirmoi angazhimin e qeverisë për këtë qëllim.

“Sot nënshkruam një marrëveshje me KQZ për zgjedhje të ndershme, të lira në përmbushje të standardeve. Ky proces përmbyllet më 11 maj me afishimin e listave të zgjedhësve, por ecuria e procesit tregon se jemi në rrugën e duhur. Sëbashku me KQZ dhe OSBE-në ka filluar procesi intensiv i trajnimit të punonjësve të policisë. Qeveria është e angazhuar maksimalisht për të bërë ç’është e mundur që dita e zgjedhjeve të jetë dita e celebrimit të demokracisë dhe e së drejtës së shqiptarëve për të vendosur për fatin e tyre me votë. Jemi të gatshëm të bëjmë ç’është e mundur që zgjedhjet e ardhshme të jenë shembull i zhvillimit”, tha Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button