☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,367 ▼ -1.98% ETH $2,003 ▼ -1.84% XRP $1.3420 ▼ -0.32% SOL $83.2200 ▼ -2.09%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ministria e Jashtme ia ndalon Gjuriqit vizitën në Veri të Kosovës

Shteti i Kosovës ia ka ndaluar Marko Gjuricit të hyjë në Kosovë. Ai kishte planifikuar që të hënën të vizitonte Veriun e Kosovës, por, një vendim i Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka bërë që Gjuric të mos lejohet të hyjë në territorin e Shtetit të Kosovës.

Brenda dy javësh, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të përballet me ndalesën e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar të hyjë në territorin kosovar.

Vendimin për ndalimin e vizitës së Gjuriqit në Kosovë e ka marrë Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj. Burime të Gazetës Express kanë treguar se Hoxhaj e ka marrë këtë vendim në konsultim me Kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ndërkohë, zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët kanë planifikuar të vizitojnë Veriun e Kosovës, të hënën, u është lejuar vizita.

Vizita e Gjuriqit e bërë në Graçanicë, më 22 shtator të këtij viti, ishte ndërprerë nga Policia e Kosovës, e cila kishte dëbuar zyrtarin serb nga Kosova me arsyetimin se kishte shkelur marrëveshjen për të mos përçuar mesazhe politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.