Qeveritare

Ministria e Mjedisit përgënjeshtron Jamarbër Malltezin për pyjet

Ministria e Mjedisit reagoi sot, pas një prononcimi në shtypin e përditshëm të Jamarbër Malltezit, me pretendimin se kjo ministri, ka favorizuar subjekte selektive në shfrytëzimin pyjor.

koka7-350x196”Ju informojmë se subjekti Alb-Garden nuk ka fituar asnjë nga tenderat e organizuar nga Ministria e Mjedisit si autoritet kontraktor”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mjedisit.

“Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në qarqe janë autoritete kontraktore të pavarura, me komisione të pavarura pa asnjë lloj varësie nga Ministria apo personi i përmendur. Subjekti në fjalë ka fituar me garë të hapur dhe të rregullt më pak se 20% të investimeve për gjelbërim dhe rehabilitim. Servirja e pjesshme e listës është selektive, pasi janë marrë vetëm një pjesë nga lista e gjatë e projekteve. Deklaratat e dhëndrit të ish-kryeministrit janë tendecioze dhe të manipuluara me qëllimin e vetëm për të fshehur të vërtetën dhe për të mbajtur mjedisin peng të një politike të vjetër dhe korruptive”, vijon deklarata.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, kjo qeveri po punon me ritme të shpejta për të nxjerrë vendin nga korrupsioni, papunësia, mjerimi dhe errësira ku e la qeveria e shkuar. Për 20 vjet pyjet janë prerë nga njerëz pranë familjes Berisha dhe nuk është bërë asnjë investim në fondin pyjor duke lënë pas një një gjendje të mjerueshme.

Ministria e Mjedisit po punon me ritme të shpejta për të mbrojtur mjedisin dhe për të rehabilituar degradimin alarmant në pyjet shqiptare, duke e bazuar punën e saj në një transparencë të plotë dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, përfundon deklaratën e saj Ministria e Mjedisit.

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit dhe Pyjeve në PD ka denoncuar sot një rast abuzimi dhe korrupsioni “në format dhe madhësitë më ulëritëse”, siç u shpreh ai, ku fondi për pyllëzimin prej 1.6 milionë USD, “u nda mes dy firmave zyrtarisht sponsorizuese të dyshes Rama-Meta” dhe këtë fond e ka tenderuar i biri i njërit prej përfituesve.

Lidhur me deklaratën e Malltezit ka reaguar dhe Partia Socialiste. Sipas deputetit Besnik Bare, “shqiptarët i kanë ende të freskëta akuzat e biznesmenëve vendas dhe të huaj që akuzonin nën zë, por edhe hapur, Sali Berishën kur dëshmonin se pa kaluar përmes zyrës private të vajzës, gruas së Jamarbrit, apo të djalit Shkëlzen për të paguar shërbimet korruptive të familjes që drejtonte qeverinë, nuk bëhej dot biznes në Shqipëri.”
Duke ironizuar denoncuesin nga selia blu, për faktin se ai është dhëndri i ish-Kryeministrit, Jamarbër Malltezi, sipas deputetit Bare, ai është personi më i përfolur në vend për korrupsion me gjithë bashkëshorten e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button