Ekonomia
Ministrja Felaj: Buxheti i shtetit 2015, së shpejti në Kuvend
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/10/2201-Gjate-konferences-se-Kryetareve-525x3504.jpg)
Qeveria pritet të depozitojë së shpejti në Kuvend buxhetin e shtetit të vitit 2015, i shoqëruar nga paketa fiskale. Kjo u bë e ditur sot nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
E mbledhur mesditën e sotme nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dhe me praninë e ministres Felaj e të kryetarëve të grupeve parlamentare, Konferenca miratoi kalendarin trejavor të punimeve parlamentare për periudhën 31 tetor-21 nëntor.