🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,197 ▼ -1.36% ETH $2,178 ▼ -2.27% XRP $1.4153 ▼ -1.93% SOL $86.7400 ▼ -3.3%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Opinion

Miqtë e mij, ju jeni të veçantë !

Nga ALBERT SHEQI

Sot nga ora 10.15 po nxitoja për një takim pune dhe isha pak vonë sipas meje. Aty tek qoshja e Piramidës dhe Urës së Xhiros rrinte në pritë një gazetare e TVSh, me mikrofonin e kuq në dorë, dhe me kameramanin, i armatosur me një videokamer mesatare.

Gazetarja, një vajzë e re e kuruar mirë (kjo është folja që përdor rinia), më pyeti jo shumë qartë: “A jeni ndier ndonjëherë inferior? A e keni ndier ndonjëherë kompleksin e inferioritetit?”

“Ndaj kujt?” E pyeta unë, që nuk po e heq dot këtë dreq vesin e kthimit të përgjigjes fillestare me një pyetje.

“Ndaj atyre që janë më të suksesshëm, më të famshëm, më të pasur,” shtjelloi menjëherë gazetaroshja (kjo duhet të jetë fjala shqipe për një “gazetare bukuroshe,” besoj unë.)

“Aaa, e po unë jam personi i gabuar për t’u pyetur për këtë punë,” i thashë, “sepse unë vuaj nga kompleksi i superioritetit.” Kështu ia preva shkurt, dhe nxitova për tek takimi me “çunat.”

Por, pastaj duke ecur e duke e bluar në mendje përgjigjen, mbeta i pakënaqur me veten. “Po tema e pyetjes ishte shumë e bukur, o pallosh. Pse nuk i kushtove dy minuta kohë e ta shtjelloje ca më shkoqur.” Kështu e qortova ashpër veten.

Tani për kompleksin e inferioritetit që gazetaroshja donte të dinte, unë po them edhe ca gjëra shtesë këtu në FB e Insta.

Unë mendoj se ky kompleks buron së pari nga dëshira jonë e fshehtë apo e hapur për të krahasuar veten me të tjerët. Të gjithë ata që më njohin nga afër e dinë që unë nuk krahasohem me askënd.

Krahasimi me të tjerët është rruga më e shpejtë dhe më e sigurtë për shpartallimin e lumturisë dhe qetësisë fizike dhe shpirtërore. Por, besoj se ka edhe një burim të dytë: adhurimi ose mbivlerësimi i tjetrit që zakonisht ndodh sepse ne nuk e ke informacionin e plotë për “çmimin që tjetri ka paguar” për famën, suksesin apo paratë që ka.

Mos u ndieni asnjëherë inferiorë, miqtë e mi, sepse ju jeni të veçantë. Rrjedhimisht, çdo krahasim është i kotë.

Dhe, këshilla e fundit: nëse doni të keni gjëra nuk i keni pasur më parë, duhet të filloni të bëni gjëra që nuk i keni bërë më parë. Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.