☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,671 ▲0.52%
DOW 53,015 ▲0.47%
NASDAQ 26,210 ▲0.42%
NAFTA 90.84 ▲0.69%
ARI 4,418 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,294 ▼ -0.89% ETH $2,394 ▼ -2.23% XRP $1.3375 ▼ -3.04% SOL $99.3400 ▼ -2.84%
S&P 500 7,671 ▲0.52 % DOW 53,015 ▲0.47 % NASDAQ 26,210 ▲0.42 % NAFTA 90.84 ▲0.69 % ARI 4,418 ▲0.5 % S&P 500 7,671 ▲0.52 % DOW 53,015 ▲0.47 % NASDAQ 26,210 ▲0.42 % NAFTA 90.84 ▲0.69 % ARI 4,418 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit vijon të funksionojë në kushte alarmante infrastrukture dhe sigurie, pavarësisht rritjes së volumit të çështjeve pas hartës së re gjyqësore.

Analiza vjetore e vitit 2025 evidenton mungesë sallash, ambiente të amortizuara dhe standarde minimale sigurie, deri në pikën që një pjesë e gjykimeve zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve, ndërsa palët në konflikt ndajnë të njëjtat korridore brenda godinës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës sërish, si një problematikë e adresuar ndër vite, përballet me mungesë të theksuar infrastrukture dhe sigurie, pavarësisht volumit të lartë të çështjeve që trajton, shkruan A2.

Sipas analizës vjetore 2025, gjykata operon në dy godina të ndara Seksioni Penal dhe Seksioni Civil, si dhe Zyra e Shërbimit Kavajë në kushte që cilësohen “jashtë çdo standardi për ushtrimin e funksionit të dhënies së drejtësisë”.

Problematikat kryesore lidhen me mungesën e sallave, sigurinë minimale dhe amortizimin e godinës ekzistuese, duke detyruar që një pjesë e gjykimeve të zhvillohen edhe në zyrat e gjyqtarëve. Raporti evidenton një sër problematikash ku një ndër to është edhe ajo e sigurisë pasi personat që janë në konflik dhe që kërkojnë zgjidhje në gjykatë, kalojnë në të njëjta korridore të kodinës.

Fluksi i punës për Gjykatën e Durrësit u shtua edhe më shumë pas hartës së re territoriale, ku tashmë trajton edhe çështje penale apo civile që më parë i trajtonte Gjykata e Kavajës.

Sipas të dhënave, Përgjatë vitit 2025, Këshilli i Gjykatës ka marrë gjithsej 118 vendime. /A2 Televizion

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.