🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,815 ▼0.14%
DOW 47,892 ▼0.61%
NASDAQ 22,873 ▲0.22%
NAFTA 98.78 ▲0.93%
ARI 4,782 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,765 ▲ +1.12% ETH $2,239 ▲ +1.64% XRP $1.3483 ▼ -0.16% SOL $84.5700 ▲ +1.45%
S&P 500 6,815 ▼0.14 % DOW 47,892 ▼0.61 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,782 ▼0.76 % S&P 500 6,815 ▼0.14 % DOW 47,892 ▼0.61 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,782 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Miratohen rregullat e funksionimit të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve, i ngritur pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, duke synuar krijimin e një kuadri të qartë dhe transparent për financimin e projekteve me interes publik.

Vendimi përcakton në mënyrë të detajuar mënyrën e ngritjes, organizimit dhe funksionimit të këtij këshilli, si dhe kriteret, kushtet dhe procedurat që duhet të ndiqen për aplikimin, shqyrtimin, vlerësimin dhe financimin e projekteve.

Sipas tij, Këshilli do të kryesohet nga zëvendëskryeministri dhe në përbërje do të ketë përfaqësues të ministrive kryesore, përfshirë financat, sportin, kulturën, inovacionin dhe çështjet sociale, si dhe përfaqësues nga institucioni përgjegjës për qeverisjen elektronike. Ky organ do të ketë rol vendimmarrës në përcaktimin e prioriteteve vjetore të financimit, miratimin e kritereve dhe procedurave të aplikimit, shqyrtimin dhe miratimin e projektpropozimeve, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre.

Vendimi parashikon rregulla të qarta për funksionimin e mbledhjeve të Këshillit. Gjithashtu, vendoset detyrimi për deklarimin e konfliktit të interesit dhe ruajtjen e konfidencialitetit nga ana e anëtarëve të Këshillit, me qëllim garantimin e paanësisë në vendimmarrje.

Në lidhje me financimin e projekteve, vendimi parashikon që ato të mbështeten si në periudha afatshkurtra deri në një vit, ashtu edhe në periudha afatgjata deri në tre vite. Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet përmes thirrjeve publike, të shpallura në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, ku përcaktohen edhe afatet e aplikimit, që nuk mund të jenë më të shkurtra se 30 ditë pune.

Subjektet aplikuese duhet të plotësojnë një sërë kushtesh, përfshirë paraqitjen e raporteve financiare të audituara, disponimin e kapaciteteve njerëzore të mjaftueshme për zbatimin e projektit.

Vendimi parashikon gjithashtu një procedurë të detajuar për përzgjedhjen e projekteve, që përfshin fazat e shqyrtimit të pranueshmërisë, vlerësimit, njoftimit të rezultateve dhe negociimit të mundshëm me aplikuesit fitues. Kontratat për financimin e projekteve do të nënshkruhen me drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Sa i përket shpërndarjes së fondeve, ato do të jepen në disa faza, konkretisht 20% në fillim të projektit, 50% pas miratimit të raportit të monitorimit të performancës dhe 30% pas miratimit të raportit final. Në rast të mospërmbushjes së detyrimeve, përfituesit do të detyrohen të kthejnë fondet e marra.

Në vendim parashikohen gjithashtu mekanizma të detajuar për monitorimin dhe raportimin e projekteve të financuara, përmes njësive të posaçme të zbatimit të projektit, të përbëra nga përfaqësues të institucioneve përfituese, subjekteve zbatuese dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

e.xh/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.