☁️
Tiranë 15°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,936 ▲ +1.04% ETH $2,161 ▲ +0.88% XRP $1.4409 ▼ -0.14% SOL $90.1700 ▲ +0.72%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Miratohet marrëveshja për financimin e projektit “Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë”

Komisioni i Jashtëm miratoi sot marrëveshjen për financimin e projektit “Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë” si dhe  marrëveshjen që realizon ndihmën e përvitshme të Turqisë për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Të ftuar në komision për të paraqitur  dy marrëveshjet ishin, Zëvendësministri  i Mbrojtjes Petro Koci, si dhe  Drejtoresha  e Drejtorisë së Integrimit në BE dhe koordinimit te projekteve, në Ministrinë e Mjedisit,  Ardiana Sokoli.

Zëvendësministri Koçi tha se marrëveshja për  bashkëpunimin financiar ushtarak, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe protokollit të zbatimit për asistencën financiare, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, parashikon dhurimin  e të përvitshme nga qeveria e Turqisë  në shumën 2 milion e  pesëqind mijë lira turke.

Sipas Koçit kjo shumë do të ndahet në dy pjesë, dy milionë e treqind e pesëdhjetë mijë lira turke për blerjen e mallrave dhe shërbimeve që do ti shërbejnë  modernizimit të FA , ndërsa pjesa tjetër njëqind e pesëdhjetë mijë lira turke  do të shërbejë për të përballuar vizitat dhe trajnimet e personelit të FA, në Turqi.

Në fjalën e saj, Drejtoresha  e Drejtorisë së Integrimit në BE dhe koordinimit te projekteve, në MM,  Ardiana Sokoli  u shpreh se  marrëveshja, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2013, për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespë”, synon  investimin e mëtejshëm në Parkun Kombëtar të Prespës, me qëllim përfitimin e popullsisë lokale, ruajtjen e diversitetit, si dhe mbështetjen kryesore për zhvillimin e rezervës biosferë. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit  u shprehën dakord për kalimin e tyre në seancë plenare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.