🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,540 ▲ +0.24% ETH $1,997 ▼ -0.33% XRP $1.3347 ▼ -0.57% SOL $82.2600 ▼ -1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mirëqenia Sociale : Moskryerja e check up-it nuk penalizon marrjen e ndihmës ekonomike

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për mes një njoftimi për shtyp ka sqaruar se kryerja e kontrollit mjekësor bazë është një e drejtë për cdo qytetar të grupmoshës 35-70 vjeç e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzuesit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përfshirja e këtyre dispozitave në Udhëzimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, ka për qëllim të nxisë anëtarët e këtyre familjeve në nevojë për të kryer kontrollin mjekësor bazë.

Ky parashikim nuk ka për qëllim as të përjashtojë familjet nga skema e ndihmës ekonomike të cilat nuk kryejnë kontrollin mjekësor dhe as të jetë një kriter kualifikues për familjet aplikuese për NE.

Roli i administratorit dhe strukturave shëndetësore është të informojë individët dhe të planifikojë kryerjen e check up, duke i trajtuar me prioritet këta individë që vijnë nga grupet më vulnerabël, të cilët për shkaqe mosinformimi apo edhe neglizhence nuk kryejnë kontrollet bazë shëndetësore e për pasojë shmangin parandalimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme.

Dokumenti që vërteton se check up është kryer, kërkohet me qëllim që administratori shoqëror të vijojë me informimin e individëve që nuk e kanë kryer atë, duke qenë se administratorit do t’i duhet të informojë cdo individ të kësaj grupmoshe për tre muaj rresht para datës së lindjes. Në këtë mënyrë me paraqitjen e këtij dokumenti stopohet njoftimi i vazhdueshëm për ata që e kanë kryer dhe vijohet me të tjerët.

Gjithashtu, sqarojmë që ky vërtetim nuk kërkohet si dokument për aplikim dhe përfitim të ndihmës ekonomike.

Theksojmë edhe një herë se, moskryerja e check up nuk penalizon asnjë individ apo familje përfituese pasi rastet e përjashtimit nga skema e ndihmës ekonomike të parashikuara në Vendimin e Këshillit të

Ministrave dhe në pikën 17 të Udhëzimit në zbatim të tij, nuk e parashikojnë e këtë rast.

Përkundrazi, kërkesa për informim mbi kontrollin falas, i këtij pranë administratorit shoqëror ndihmon në ndërgjegjësimin e popullatës, për tu kujdesur falas për shëndetin dhe njëkohësisht në të ardhmen ndihmon në përmirësimin e shërbimit shëndetësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.