🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,540 ▲ +0.24% ETH $1,997 ▼ -0.33% XRP $1.3347 ▼ -0.57% SOL $82.2600 ▼ -1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mish pule nga Brazili me salmonele, AKU bllokon 26 tonë në Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se ka bllokuar një sasi prej 26 tonë mish pule me salmonele e ardhura nga Brazili. Drejtori i AKU Dritan Sejko pohoi bllokimin e sasisë te mishit dhe tha se publiku është njoftuar për këtë masë.

Ngarkesa po vinte nga Brazili dhe kontrolli është ushtruar në Portin e Durrësit , ku inspektorët e AKU kanë vërtete prani të salmonelës.

AKU ka forcuar kontrollet e importeve të mishit nga Brazili këtë vit pas lajmit se kompanitë e mishit në Brazil nëpërmjet marrëveshjeve korruptive kishin shitur mish të skaduar.

Shqipëria, vitin e kaluar, 25% të importeve të mishit i pati nga Brazili.

Importet e mishit dhe të ngrënshmeve të tij shënuan 38 mijë e 851 tonë në vitin 2016, nga të cilat 9701 tonë ishin nga Brazili, i cili kryeson listën vendeve nga ku Shqipëria importon mish.

Blerja e mishit nga Brazili për nevojat e konsumit të brendshëm ka pësuar luhatje nga viti në vit, por gjatë vitit 2016, ato u rritën me 23%.

Në vitin 2010, mishi brazilian i importuar në vendin tonë arriti në 12 mijë e 395 tonë dhe më pas në vitin 2011 shënoi rënie me 17%. Rënia vijoi edhe gjatë viteve 2012 dhe 2013 me ritme dyshifrore duke nisur sërish rritjen me rreth 80% në vitin 2014. Në vitin 2015 është vënë re ulje e importeve të mishit nga Brazili me 33%, por ato u kompensuan në vitin 2016.

Autoritetet braziliane këtë kanë pezulluar 33 zyrtarë të lartë të qeverisë pas një investigimi, i cili ka gjetur se ata kanë qenë të lidhur me prodhuesit e mëdhenj të mishit dhe në vend është shitur një sasi e madhe pulash dhe mishi i kalbur.

Dhjetëra impiante të përpunimit të mishit atje janë mbyllur dhe vendi është përfshirë nga një kontroll masiv për të parandaluar konsumin e mëtejshëm të tij.

Sakaq e gjithë bota është përfshirë në panik pasi Brazili është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në botë dhe eksporton një sasi të madhe të tij në Europë. Në raport-progresin 2015 të Bashkimit Europian për Shqipërinë konstatohet se nuk janë ndërmarrë ende procedurat e brendshme dhe planet operative të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Nuk janë bërë hapa për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe institucional për sistemin e sigurisë ushqimore.

AKU-ja është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri, i cili është i domosdoshëm për të përmbushur kërkesat ligjore, ekonomike dhe sociale që rrjedhin përkatësisht nga zbatimi i MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit).

Mirëpo struktura relativisht e vogël e bën të pamundur inspektimin e plotë të të gjithë subjekteve, të cilat janë të shumta në numër, pohon drejtori i institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Taulant Kalo.

Simptomat e helmimit me Salmonelë

Simptomat e helmimit me Salmonelë përfshijnë diarrenë, temperaturë të lartë, dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Bakteri zhvillohet 12 deri në 72 orë pas futjes në organizëm dhe sëmundja zgjat deri në 10 ditë, megjithëse kërkon muaj që aparati tretës të kthehet në normalitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.