Kosova
Mitrovicë, dyshohet se policia serbe ka sulmuar tre vëllezër, njëri ka gjetur vdekjen
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/08/mitrovic.jpg)
Tre vëllezër shqiptar me mbiemrin Brahimi (19 vjeç, 17 dhe 16 vjeç) dyshohet se janë qëlluar me armë nga policia serbe mëngjesin e sotëm, ku njëri prej tyre ka gjetur vdekjes e menjëhershme. I plagosuri në Mitrovicë që tashmë ndodhet në QKUK është plagosur në gjoks ndërsa vëllai tjetër i nisur nga Mitrovica për në Prishtinë, është në gjendje shumë më të rëndë.
Ngjarja u shënua sot rreth orës 10 në fshatin Kollovërgë, pranë Koshtovës dhe Zubin Potokut në veri të vendit. Media kosovare shprehen se vrasja ka ndodhur në malet e këtij fshati, ndërsa viktimat, i vrari dhe dy të plagosurit kanë qenë duken prerë dru. Kollovërga është fshat shqiptar i braktisur nga banorët e tij.