Mitsotakis rrit pagën minimale në 920 euro
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pagës minimale mujore bruto në 920 euro, duke filluar nga 1 prilli, gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave, raportuan mediat greke.
Kjo përfaqëson një rritje prej 40 eurosh krahasuar me pagën minimale të mëparshme.
Qëllimi i qeverisë, siç është vendosur nga kryeministri, është të arrijë 950 euro deri në vitin 2027, vitin në të cilin përfundon mandati i dytë i Mitsotakis.
“Në një kontekst kaq kompleks, krahu i punës duhet të mbështetet denjësisht’’, deklaroi kryeministri grek. /os/


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.