🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,920 ▲ +0.09% ETH $2,059 ▼ -0.1% XRP $1.3162 ▲ +0.02% SOL $80.4000 ▲ +1.93%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

MM zhvillon homazhe në nderim të ish-komandantit të Aviacionit Luftarak shqiptar, Bardhyl Taçi

Në hollin kryesor të Muzeut të FA u zhvilluan homazhe në nderim të ish – komandantit të Aviacionit Luftarak Shqiptar, Bardhyl Taçi, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte me familjen e tij prej disa vitesh.

Për të nderuar jetën dhe punën e këtij ish – piloti dhe ish – ushtaraku të lartë të FA shqiptare bënë homazhe me dhjetëra e qindra ish – pilotë, veteranë dhe ushtarakë aktivë të Forcës Ajrore, kolegë dhe ish – ushtarakë të Ushtrisë Shqiptare që kanë punuar dhe shërbyer ndër vite me të ndjerin Bardhyl Taçi.

Në nderim të tij bëri homazhe zv/ministri i  Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ish – ministrat e Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe Gazmend Oketa, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ushtarakë dhe punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj.

Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i dërgoi një letër ngushëllimi familjes së Badhyl Taçit, në të cilën ka vlerësuar lart figurën e këtij piloti të shquar të aviacionit dhe ushtaraku të lartë të ushtrisë shqiptare, i cili për gati 15 vjet radhazi drejtoi armën Aviacionit Luftarak Shqiptar.

Bardhyl Taçi lindi në vitin 1933 në Lavdar të rrethit të Korçës. Në vitet 1951 – 1955 ai studjoi në Shkollën e Aviacionit “Çkallov” në ish – Bashkimin Sovjetik dhe më pas, me gradën e togerit, filloi punë si plot i Mig – 15 në Regjimentin e Aviacionit në Kuçovë. Pas një specializimi tjetër në ish – BS për pilot i Mig – 19 në vitin 1959, Bardhyl Taçi vijoi karrierën e tij si komandant skuadrilje dhe komandant i Regjimentit të Aviacionit në Kuçovë.

Në vitin 1972 – 1974 kreu studimet e larta ushtarake në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë dhe më pas emërohet komandant i Regjimentit të Aviacionit në Gjadër. Në vitin 1975 emërohet komandant i Aviacionit Luftarak Shqiptar, detyrë të cilën e mbajti deri sa doli në pension, në vitin 1990.

Gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake si pilot i klasit të lartë dhe drejtues i aviacionit tonë luftarak, Bardhyl Taçi u shqua nga një sjellje shembullore me të gjithë, autoritet dhe aftësi të lartë profesionale, si dhe për një dashuri dhe përkujdesje të jashtëzakonshme për armën e aviacionit dhe personelin që shërbente në këtë armë të lavdishme ushtrisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.