Moda fluor për verën 2014
Nder trendët e modës, për verën 2014, rishikojmë ngjyrat fluor. Një trend shume ne mode i viteve 80′, i cili është kthyer fuqishëm me ngjyrat ciklamine, jeshile, te verdhe etj, ngjyra te cilat nuk kalojnë pa u vene re ne vere, kur kemi dëshirën për diell, det dhe pushime.
Fustane, pantallona, t-shirt, kanatjere dhe jo vetëm mode street style, edhe emrat e mëdhenj te fashion system kane ngjyrosur disa nga krijimet e tyre me këto ngjyra. Max Mara, Fendi, John Galliano por sigurisht qe nuk mbeten pas edhe firmat low cost si Zara, Mango, Bershka dhe Stradivarius. Një shpërthim i vërtet ngjyrash fluor. Për me tepër është dhe një mënyrë e mire për te nxjerre ne pah ngjyrën e nxire, sidomos nëse këto ngjyra do ti zgjidhnit për kostumin e plazhit. Ngjyra e arte e lëkurës me një pamje te bukur nëse vlerësohet me këto efekte ngjyrash.
Kështu qe preferoni veshje ne këto nuanca, foulard apo syze, për ti mbajtur ne plazh, ku do te keni mundësinë për te zbukuruar ngjyrën tuaj te lëkurës. Por edhe ne kthimin ne qytet, zgjedhja e këtyre ngjyrave do t’u lejoje një efekt ndryshe. Mjafton një bluze fluor me një pale jeans dhe këpucë me ngjyra për tu ndjere mire kudo.