Qeveritare

Modernizimi i FA-ve sipas standardeve të NATO-s, kryefjalë e 2015-ës për Ministrinë e Mbrojtjes

Kryefjala e punës së Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2015 është modernizimi i Forcave të Armatosura sipas standardeve të kërkuara nga Aleanca e Atlantikut Verior (NATO).
Ministrja-Kodheli-525x350Lajmin e bëri të ditur vetë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë prezantimit të objektivave të dikasterit që ajo mbulon për vitin e ri kalendarik. Sipas ministres Kodheli, viti 2015 i gjen Forcat e Armatosura Shqiptare më të fortë e imunë ndaj njollave të korrupsionit që e kanë spërkatur në të kaluarën.
“Sot, FA-të janë një organizatë e mirëmenaxhuar, ku vlerat dhe profesionalizmi mbizotërojnë, ndërsa paaftësia largohet. Kjo pasi është arritur të përmirësohet legjislacioni, zbatimi i rekomandimeve të dokumentit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes; zbatimi i strukturës së re të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, armatimi, si dhe shumë angazhime të tjera, të cilat sot na japin mundësi të synojmë që gjatë vitit të ri kalendarik të modernizojmë më tej Forcat e Armatosura konform standardeve të NATO-s”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes, e cila rreshtoi si prioritete kryesore për vitin 2015, përmirësimin e infrastrukturës, mirëmenaxhimin e burimeve të mbrojtjes, standardizimin e arsimimit dhe stërvitjes.

FA, aktive në operacione brenda dhe jashtë vendit:

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se Forcat e Armatosura Shqiptare do të vijojnë të jenë aktivë në operacione brenda dhe jashtë vendit. “Do vazhdojë rritja e bashkëpunimit civilo-ushtarak në operacionet dhe misionet brenda vendit, kryesisht për përballimin e emergjencave civile dhe dhënien e ndihmës ndaj komunitetit civil, si dhe pjesëmarrjes në operacione të mundshme të stabilizimit dhe rindërtimit, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse në vend si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, etj. Përmirësimi i vazhdueshëm i imazhit të Forcave tona të Armatosura dhe dhënia e një kontributi të qenësishëm ndaj këtij komuniteti do të vazhdojë të jetë motivi kryesor i veprimtarisë së FASH për periudhën në vazhdim. Gjatë vitit 2015, Forcat e Armatosura do të planizojnë të marrin pjesë në misionin “Resolute Support” të NATO-s në Afganistan, në përputhje me nivelin e ambicies kombëtare dhe kërkesat e NATO-s, si dhe të kontribuojnë në misionin e BE-së, në Mali (EUTM MALI) me instruktorë EOD”, vijoi Kodheli.

Defense Minister Mimi KodheliMB: Do të vijojë reforma ligjore dhe demontimi i municioneve, si dhe lufta ndaj korrupsionit-

Po ashtu në planin e punës për vitin 2015, sipas Kodhelit do të jetë vijimi i reformës ligjore, demontimi i municioneve të tepërta, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes. Ministrja Kodheli mbylli fjalën duke vënë theksin tek lufta ndaj korrupsionit. “Në themel të punës, si bosht mbështetës për realizimin me sukses të kësaj direktive gjatë vitit 2015 do të jetë lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe përpjekja maksimale për forcimin e imazhit e dinjitetit të personelit të Forcave të Armatosura”, përfundoi Kodheli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button