MaqedoniaRajoni

Mogerini dhe Han: Tash duhet të tërhiqet vendimi i Ivanovit për falje

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë e hap rrugën që Parlamenti sërish të mblidhet dhe t’i anulojë zgjedhjet e caktuara për 5 qershor për të cilat nuk ekzistojnë kushte. Ky është kthim i mundësisë që shteti të përqendrohet në më shumë çështje serioze të cilat janë në zemër të prolongimit të krizës politike. Rruga përpara duhet të definohet nga partitë kryesore politike së bashku, sepse vetëm me dialog të pjekur, inkluzivitet dhe përkushtim të parimeve demokratike, si dhe të reformave të nevojshme dhe zbatimin e tyre vendi do të kthehet në rrugën euroatlantike.

Kjo thuhet në deklaratën e përbashkët me shkrim të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisarit për Negociata për Zgjerim Johanes Han në lidhje me ngjarjet më të reja në Republikën e Maqedonisë.

“Të gjitha partitë duhet ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhinës në të cilën u dakorduan vitin e kaluar. Kjo kornizë mbetet mënyra më e mirë për dalje të vendit nga kriza e vazhdueshme. Duhet të vazhdohet me punë në përgatitjen e zgjedhjeve kredibile si dhe në prioritetet urgjente reformuese përmes procesit inkluziv”, thuhet në deklaratën e Mogerinit dhe Hanit.

Në kumtesë shtohet se partitë, gjithashtu, duhet urgjentisht t’i adresojnë shqetësimet serioze rreth faljes së shumë përfaqësuesve zyrtarë nga ana e presidentit Ivanov.

“Faljet nga 12 prilli duhet të tërhiqen pa asnjë anulim që të ruhet parimi i përgjegjësisë, të merren masa në lidhje me shqetësimet për mosndëshkim dhe të shmanget drejtësia selektuese. E drejta demokratike fundamentale është që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit”, qëndron në deklaratën e BE- diplomatëve.

Në kuptimin e njëjtë, shtohet, partitë, duhet të garantojnë mbështetje të plotë për PSP-në dhe të mundësojnë punën e saj pa pengesa, sepse, theksohet, PSP-ja dhe puna e saj janë pjesa qendrore e marrëveshjes së Përzhinës.

“Të gjitha palët duhet të shmangin aktivitete me të cilat është e mundur të minohen përpjekjet shumëvjeçare në vend dhe të bashkësisë ndërkombëtare për përforcimin e qeverisjes së të drejtës. U bëjmë thirrje të gjitha partive të vijnë deri në marrëveshje të përbashkët e cila do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve. Qasjet të cilat nuk do ta respektojnë këtë parim janë diçka që BE-ja nuk mund ta mbështesë e as të qëndrojë pas tij. Opozita e angazhuar dhe shoqëria civile luajnë rol kritik në krijimin dhe sigurimin e përkushtimit të Qeverisë ndaj reformave të nevojshme”, porositin Mogerini dhe Han.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button