☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 86.88 ▼5.92%
ARI 4,560 ▲3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,604 ▲ +0.73% ETH $2,187 ▲ +1.32% XRP $1.4295 ▲ +0.79% SOL $92.7100 ▲ +1%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.88 ▼5.92 % ARI 4,560 ▲3.59 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.88 ▼5.92 % ARI 4,560 ▲3.59 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE-së

Shefja-e-Politikës-së-Jashtme-të-BE-së-Mogerini-me-parardhësen-Ashton1Arrihet marrëveshja ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në krye të politikës të jashtme të Unionit është emëruar shefja e diplomacisë italiane, Federica Mogherini, krahu i djathtë i Matteo Renzi-t dhe paralmentare e qendrës së majtë, Partisë Demokratike.

Anonçimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur Van Rompuy, Prsidenti i Këshillit të BE-së. Mogherini zëvendëson baronshën Cathrine Ashton, e cila u zgjodh në mandatin e dytë të Komisonit “Barroso”.

Menjëhrë pas këtij publikimi ka mbërritur urimi nga ana e kryeministrit italian Renzi, i cili theksoi:. “Punë të mbarë Federica Mogherinit”. Ndërkaq presidenti italian, Giorgio Napolitano, theksoi se “Italia ka dhënë një kontribut pozitiv në zgjidhjen e problemit për drejtuesit e rinj të Bashkimit Europian”.

Krerët e vendeve anëtare të BE-së kanë emëruar gjithshtu kryeministrin aktual të Polonisë, Donald Tusk në postin e Presidentit të përhershëm të Këshillit Europian. Tusk i përket Partisë Popullore Europiane, pra qendrës së djathtë.

Kryeministri italian, Metteo Renzi, i cili ka propozuar emrin e Mogherinit në postin e kreut të diplomacisë së BE-së, theksoi se mbi emrin e saj ka pasur një konsensus unanim.

Renzi ka mbërritur në pallatin presidencial francez Elize për të marrë pjesë në takimin e trembëdhjetë drejtuesit socialdemokratë të Europës, takimin i cili i parapriu Këshillit Europian të nivelit të lartë që u mbajt dje pasdite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.