☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,113 ▼0.35%
DOW 49,312 ▼0.36%
NASDAQ 24,463 ▼0.79%
NAFTA 95.70 ▲2.95%
ARI 4,735 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,055 ▼ -1.19% ETH $2,315 ▼ -3.56% XRP $1.4394 ▼ -0.78% SOL $85.5900 ▼ -3.03%
S&P 500 7,113 ▼0.35 % DOW 49,312 ▼0.36 % NASDAQ 24,463 ▼0.79 % NAFTA 95.70 ▲2.95 % ARI 4,735 ▼0.38 % S&P 500 7,113 ▼0.35 % DOW 49,312 ▼0.36 % NASDAQ 24,463 ▼0.79 % NAFTA 95.70 ▲2.95 % ARI 4,735 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Mojsoska: Ministria e Drejtësisë ka në dispozicion vetëm 20 mijë euro për viktimat e dhunës

Deputetja e partisë "E Majta", Jovana Mojsoska, ka kritikuar ashpër institucionet për, siç tha, neglizhencën ndaj viktimave të dhunës, duke krahasuar buxhetin për kompensimin e tyre me shpenzimet për mirëmbajtjen e shatërvaneve në Shkup.

Deputetja e partisë “E Majta”, Jovana Mojsoska, ka kritikuar ashpër institucionet për, siç tha, neglizhencën ndaj viktimave të dhunës, duke krahasuar buxhetin për kompensimin e tyre me shpenzimet për mirëmbajtjen e shatërvaneve në Shkup.

Në seancën e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, Mojsoska iu referua raportit vjetor të punës së Komisionit për Kompensim me Para për Viktimat e Veprave Penale me Dhunë për vitin 2024, duke vlerësuar se raporti dëshmon “kolaps institucional”, e jo sistem funksional mbrojtjeje.

Sipas saj, megjithëse qëllimi i këtij mekanizmi është t’u ofrojë mbështetje viktimave, gjatë vitit 2024 nuk është paguar asnjë dëmshpërblim për viktimat e veprave penale me dhunë.

“Raporti tregon se nuk është paguar asnjë kompensim monetar për viktimat, çka dëshmon se ato janë lënë të përballen vetë për shkak të mosinteresimit të autoriteteve”, deklaroi Mojsoska.

Ajo ngriti shqetësimin edhe për buxhetin e ndarë për këtë qëllim, duke theksuar se Komisioni për Kompensim me Para për Viktimat e Dhunës, që funksionon pranë Ministrisë së Drejtësisë, ka në dispozicion vetëm 20 mijë euro.

Për ta ilustruar, siç tha, disproporcionin në prioritetet shtetërore, deputetja solli si shembull tenderin prej 500 mijë eurosh për mirëmbajtjen e shatërvaneve në Shkup.

“Shteti kujdeset më shumë për shatërvanet sesa për viktimat e dhunës”, theksoi Mojsoska, duke kërkuar rritje të mbështetjes institucionale dhe financiare për kategoritë e cenueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.