☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,915 ▲ +0.4% ETH $2,423 ▼ -0.25% XRP $1.3019 ▼ -0.7% SOL $104.2600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar në lexim të dytë një sërë projektligjesh të rëndësishme, që prekin fusha të ndryshme si ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe çështjet sociale, ndërsa debatet janë karakterizuar nga qëndrime të ndryshme mes pozitës dhe opozitës.

Ndër projektligjet e miratuara është ai për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i njohur si ligji për “çmimet tavan”, i cili u votua me 63 vota për, pa kundërshtime dhe abstenime.

Megjithatë, opozita e kundërshtoi mënyrën e hartimit të tij, duke shprehur shqetësime për mundësi arbitrariteti, derisa nga Qeveria u theksua se ligji do të zbatohet vetëm në raste të destabilizimit të tregut dhe për një numër të kufizuar produktesh bazë.

Me mbështetje të gjerë është miratuar edhe Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me 80 vota për, pa asnjë kundër apo abstenim.

Përfaqësuesit e institucioneve e cilësuan atë si hap drejt sigurimeve shëndetësore për qytetarët, ndërsa opozita kërkoi zbatim të kujdesshëm dhe më shumë debat, duke ngritur shqetësime për funksionalizimin praktik.

Kuvendi ka miratuar gjithashtu Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” me 64 vota për, si dhe Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës me 69 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim, për të cilin pati kundërshtime nga partitë opozitare lidhur me procedurat dhe përmbajtjen.

Po ashtu, deputetët kanë votuar edhe disa projektligje të tjera, përfshirë atë për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore (68 vota për), për Banim Social dhe të Përballueshëm (71 vota për), për Provimin e Maturës Shtetërore (66 vota për), Projektligjin për Lëndët Plasëse (72 vota për).

Poashtu Kuvendi i Miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, si dhe Projektligjin për Shërbimet e Pagesave.

Seanca u karakterizua nga diskutime të shumta, ndërsa shumica parlamentare siguroi votat për miratimin e projektligjeve, pavarësisht kritikave dhe rezervave të shprehura nga opozita.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.