☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,100 ▼0.53%
DOW 49,281 ▼0.42%
NASDAQ 24,402 ▼1.04%
NAFTA 96.67 ▲3.99%
ARI 4,709 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,682 ▼ -1.45% ETH $2,311 ▼ -3.48% XRP $1.4297 ▼ -0.74% SOL $85.3200 ▼ -2.21%
S&P 500 7,100 ▼0.53 % DOW 49,281 ▼0.42 % NASDAQ 24,402 ▼1.04 % NAFTA 96.67 ▲3.99 % ARI 4,709 ▼0.93 % S&P 500 7,100 ▼0.53 % DOW 49,281 ▼0.42 % NASDAQ 24,402 ▼1.04 % NAFTA 96.67 ▲3.99 % ARI 4,709 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Kosova

Deklarata që tronditi Kosovën, ish- Komandanti i UÇK-së: U përgatit nga Vetëvendosja, Fatos Gecit t’i hiqet mandati!

Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, e cilëson deklaratën e deputetit Fatos Geci për Hashim Thaçin, të cilit i uroi të njëjtin fat si të Naim Murselit, si të rrezikshme dhe në linjë me narrativat anti-shqiptare të Beogradit dhe Moskës.

I ftuar në një studio televizive ai shprehet se kjo nuk është thjesht një deklaratë e izoluar, por një qëndrim që sipas tij godet vetë themelet e shtetit të Kosovës dhe luftën çlirimtare.

Siç thotë Berisha, “ai tekst ishte shkruar dhe dërguar nga komitetet e Vetëvendosjes për të prodhuar zhurmë.”

“Deklarata të tilla janë tipike nga ato që kemi dëgjuar në Beograd, në Moskë apo në qarqet anti-shqiptare. Këtu s’kemi të bëjmë me liri të shprehjes. Shprehje të tilla godasin në themelet e shtetit, pavarësisë dhe institucioneve në të cilat operojnë edhe kjo kategori e njerëzve pro jugosllavë që ende kanë nostalgji për regjimin e shokut Tito dhe të ish-Jugosllavisë. Reagimet e tyre kanë demonstruar se kemi të bëjmë me një filozofi të këtij subjekti për të delegjitimuar luftën çlirimtare të Kosovës mbi vlerat e së cilës është ndërtuar shteti. Këtu s’është thjesht një deklaratë spontane e një individi të caktuar. . Do të duhej një veprim i ashpër i drejtësisë sepse kemi një bashkërendim me pretendimet e Serbisë për zhbërjen e themeleve të shtetit të Kosovës. Këtu duhet edhe të veprohet dhe KQZ duhet të jetë radikale në heqjen e mandatit të këtij deputeti. Mazhoranca bëri reagime formale por nuk ia pengoi fjalën. Ai tekst ishte shkruar dhe dërguar nga komitetet e Vetëvendosjes për të prodhuar zhurmë dhe për ta shmangur vëmendjen nga problemet madhore me të cilat përballet Kosova”, tha ai.

Sipas Berishës, rasti kërkon reagim konkret nga drejtësia dhe institucionet, ndërsa paralajmëron se deklarata të tilla nuk duhen parë si të rastësishme, por si pjesë e një linje më të gjerë politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.