Monaliza, pikturë e dyfishtë
Shkencëtari francez Pascal Cotte pretendon se ka zbuluar një portret të fshehtë poshte figurës së Monalizë-s, vepra më e famshme e Leonardo da Vinçit.
Siç sqaron vetë shkencëtari, imazhin nën shtresat ekzistuese të bojës, ka mundur ta diktojë fale përdorimit të një teknologjie tepër të sofistikuar, asaj të dritës reflektuese. Për të analizuar pikturën e famshme, Cotte-s i janë dashur më shumë se 10 vjet. Drejtuesit e muzeut të Luvrit, nuk kanë bërë deri më tani asnjë koment mbi të tilla pretendime.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.