Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,861 ▲ +0.6% ETH $2,050 ▲ +0.08% XRP $1.3148 ▲ +0.65% SOL $80.2500 ▲ +1.4%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Monitorimi i hapësirës detare, Shqipëria përmbushur detyrimet e BE


bbbNjë delegacion i Bashkimit Evropian vizitoi Qendrën NdërInstitucionale Operacionale Detare {QNOD}

Paraditen e datës 5 shkurt 2016, një delegacion i Bashkimit Evropian i kryesuar nga Europarlamentarët Romana Vlahutin{Amabasadore e BE në Shqipëri} dhe Lars Wigemark {Ambasador i BE në BosnjëHercegovinë} zhvilluan një vizitë në Qendrën tonë NdërInstitucionale Operacionale Detare. Fillimisht Delegacioni i BE u prit nga Drejtori i QNOD, Gjeneralmajor{R} Maksim Malaj dhe Kordinatorët e Institucioneve pjesmarrës të kësaj Qendre. Sipas programit mbas fotos së përbashkët, Delegacioni i BE i ndarë në dy grupe u njoh me Organizimin, Përbërjen e Misionin e Qendrës si dhe funksionimin e Sallës Operacionale. Mbasi i uroi mirëseardhjen, zoti Malaj i prezantoi pjesmarësve qëllimin e krijimit të QNOD në maj të vitit 2010, konceptimin e saj si institucion kryesor për monitorimin e situatës detare, ministritë pjesmarrëse, bashkëpunimi midis tyre, stafi operacional, kapacitetet operacionale dhe drejtimi i operacioneve, rregjimet juridike, sistemet dhe asetet në përdorim, shtrirja e tyre, shkëmbimi i informacionit dhe analiza e riskut. Në vijim Gjeneral Malaj evidentoi disa nga operacionet kryesore të kryera gjatë vitit të kaluar dhe aktualisht, si ato antidrogë, trafikun e paligjshëm të mallrave dhe njerzve, operacionet humanitare për shpëtimin e personave dhe mjeteve në rrezik, etj. Në organizimin, certifikimin dhe funksionimin normal të QNOD ka shërbyer dhe asistenca e Ambasadës së SHBA, BE dhe NATO-s, nëpërmjet strukturave të tyre, ICITAP, EXBX, PAMECA dhe atasheve ushtarakë të vendeve partnere, theksoi zoti Malaj. Ndërkohë për trajnimin, standartizimin dhe përgatitjen e personelit përbërës të QNOD ka qenë efikas bashkëpunimi dhe zhvillimi i stërvitjeve me Flotën e 6-të dhe Rojen Bregdetare të SHBA, me Qendrën e Simulimeve të Forcave të Armatosura, Guardia di Financën dhe Institucionet Shtëtërore me interesa në det si, Forcën Detare, Policinë Kufitare, Antikontrabandën Detare, Kapitanerinë e Porteve, Inspektoriatin e Peshkimit dhe atë Mjedisit. Gjatë prezantimit Ambasadore Vlahutin u interesua për operacionet e kryera në zbatim të ligjshmërisë detare, kryesisht trafikut të paligjshëm dhe përballimin e situatave emergjente në det. Në zbatim të programit, delegacioni i BE  u njoh konkretisht me funksionimin e Sallës Operacionale të QNOD. Kapiten i Rangut të I-rë,{R} Astrit Aliaj, Zv/drejtor i QNOD, e njohu delegacionin e BE me organizimin e Sallës Operacionale, ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare nga personeli i saj, sistemet dhe aparaturat që përdoren, bashkëveprimi gjatë operacioneve. Këtu zyrtarët e BE bënë pyetje dhe ndoqën nga afër mënyrën e monitorimit dhe ndjekjes së lëvizjes së anijeve të peshkimit, për të cilat morën përgjigje nga specialistët përkatës. Në fund të vizitës Ambasadorja e BE në vendin tonë, zonja Romana Vlahutin vlerësoi punën e bërë nga personeli dhe institucionet e shtetit shqiptar për organizimin, pajisjen dhe forcimin e institucioneve ligjzbatuese në det. “Shqipëria ka bërë hapa para dhe i ka përmbushur detyrimet e standartet e kërkuara nga BE për kontrollin dhe monitorimin e hapësirës detare”, u shpreh ambasadorja Vlahutin. Po këtë ditë Delegacioni i BE zhvilloi vizita në objektet muzeale të qytetit të Durrësit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.