🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,487 ▼1.58%
DOW 45,964 ▼1%
NASDAQ 21,460 ▼2.14%
NAFTA 94.51 ▲4.64%
ARI 4,383 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,510 ▼ -3.39% ETH $2,046 ▼ -5.74% XRP $1.3473 ▼ -4.73% SOL $86.0100 ▼ -6.37%
S&P 500 6,487 ▼1.58 % DOW 45,964 ▼1 % NASDAQ 21,460 ▼2.14 % NAFTA 94.51 ▲4.64 % ARI 4,383 ▼3.72 % S&P 500 6,487 ▼1.58 % DOW 45,964 ▼1 % NASDAQ 21,460 ▼2.14 % NAFTA 94.51 ▲4.64 % ARI 4,383 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Monitorimi i tregut të karburanteve, Ministria e Financave ngre Task Forcën e përbashkët mes Tatimeve dhe Doganave

Ministri i Financave Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Task Force të përbashkët mes dy institucioneve.

Kjo Task Forcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë.

Ministri Malaj, theksoi se ky plan operacional vjen edhe në kontekstin e zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar në çmimet e hidrokarbureve.

“Kemi marrë shkas për ngritjen e këtij grupi operacional nisur edhe nga konfikti më i fundit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, konflikt që ka ndikuar në çmimet e hidrokabureve. Çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos kemi rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokrabureve me shumicë apo dhe me pakicë. Sot kemi dakordësuar se cilat do të jenë hapat që do të ndiqen nga këto dy institucione, duke filluar që nga vlerësimi me risk i operatorëve që operojnë në këtë sektor, por nga ana tjetër edhe duke marrë informacione nga tregu përsa i përket abuzimeve potenciale që mund të ndodhin. Kontrolli do të fokusohet jo vetëm në kontrollin e dokumentacionit doganor apo tatimor, por edhe në kontrollin fizik të sasive të hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë”, u shpreh Ministri.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave bëri të ditur se kontrollet do të shtrihen në gjithë territorin e vendit, bazuar në subjektet e identifikuara me risk.

Sipas tij, do të ngrihen grupe të përbashkëta kontrolli me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të garantuar që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, si dhe që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, u shpreh se institucionet kanë koordinuar planin operacional dhe kanë nisur analizën e riskut.

Ai theksoi se eksperiencat nga operacionet e mëparshme kanë ndihmuar në identifikimin e problematikave konkrete në këtë sektor, ndërsa objektivi është që operacioni të shtrihet në një periudhë gjatë kohore, me qëllim rritjen e formalizimit dhe garantimin e funksionimit të rregullt të tregut të hidrokarbureve.

/rtsh.al/

The post Monitorimi i tregut të karburanteve, Ministria e Financave ngre Task Forcën e përbashkët mes Tatimeve dhe Doganave appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.