🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,196 ▲ +0.59% ETH $2,357 ▲ +0.03% XRP $1.4366 ▼ -0.68% SOL $86.8000 ▼ -1.57%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Arte

Monodrama kushtuar Nënë Terezës shfaqet në Pogradec

Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sallën e shfaqjeve “Lasgush Poradeci” në Pogradec, ku u ngjit në skenë monodrama “And’rra e Nan’ Terezës -Njerëzorja Hyjnore”, një homazh artistik për figurën e madhe të Nënë Tereza.

Interpretimi i aktores Justina Aliaj dhe regjia e Gëzim Kame sollën për publikun një rrëfim të ndjerë mbi humanizmin, dashurinë dhe përkushtimin që simbolizon kjo figurë e jashtëzakonshme. Regjizori, Gëzim Kame u shpreh se për këtë monodramë ka marrë pjesë një aktor e madhe e cila ka tekst të një shfaqje me 20 aktorë. Ai shtoi se jo çdo aktor mund ta përballojë.

“Monodramat janë shumë të vështira sepse ke të bësh vetëm me një aktor me një tekst që në një shfaqje tjetër mund të ishin 20 aktorë. Kjo është eksperienca ime e dytë pas apologjisë së Sokratit me Mirush Kabashin dhe e dyta si shfaqje me Justina Aliaj.

Kam të bëj me aktorë shumë të mëdhenj. Jo çdo aktor mund ta përballojë monodramën aq më tepër këto lloj monodramash që janë filozofike. Ndjej një kënaqësi të madhe që Justina me pasionin e saj të jashtëzakonshëm arriti në kohë të shkurtër të ndërtojë një monodramë dhe të përfaqësojë një nga figurat më të mëdha botërore si Nënë Tereza.

Nënë Tereza të luhet me një aktore dhe të përfaqësojë atë filozofi të madhe që ka ajo ndihet një respekt i madh i spektatorit për këtë figurë, kjo është ajo që ndjej unë të paktën gjatë shfaqjes”, tha ai.

Përmes interpretimit dhe muzikës, shfaqja solli në skenë jo vetëm jetën e Nënë Terezës, por edhe filozofinë e saj të thellë për dashurinë ndaj njerëzve dhe shërbimin ndaj më të dobëtëve. Monodrama është një nga format më sfiduese të teatrit, pasi e gjithë pesha e rrëfimit mbështetet vetëm mbi një aktor.

“Është jashtë mase e vështirë e them gjithmonë është përgjegjësi e madhe. Sepse në monodramë je vetëm nuk ke asnjë lloj ndihme vetëm personazhe imagjinare të cilët mundohesh ti jetësosh. Në të njëjtën kohë është roli më i madh dhe më i nderuar për mua. Çdo njeri e gjen veten ndoshta jo në të tria amanetet e Nënë Terezës por tek njëri prej tyre sigurisht që po.

Më thahet goja, nuk e jap veten, mundohem të ligjëroj sikur nuk kam asgjë por jam në një tension të jashtëzakonshëm që nga fillimi deri në fund”, tha aktorja Justina Aliaj.

Shfaqja u mirëprit nga publiku pogradecar dhe ambasadori i Indisë në Tiranë, duke sjellë një mbrëmje reflektimi dhe emocionesh. Një homazh artistik që rikujton se figura e Nënë Terezës mbetet një nga krenaritë më të mëdha të shqiptarëve dhe një simbol i përjetshëm i humanizmit në mbarë botën.

The post Monodrama kushtuar Nënë Terezës shfaqet në Pogradec appeared first on Euronews Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.