🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,770 ▼0.41%
DOW 51,000 ▼0.35%
NASDAQ 27,345 ▼0.7%
NAFTA 92.93 ▲5.27%
ARI 4,139 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,102 ▼ -2.75% ETH $2,436 ▼ -5.19% XRP $1.3466 ▼ -6.06% SOL $108.8000 ▼ -6.8%
S&P 500 7,770 ▼0.41 % DOW 51,000 ▼0.35 % NASDAQ 27,345 ▼0.7 % NAFTA 92.93 ▲5.27 % ARI 4,139 ▼0.05 % S&P 500 7,770 ▼0.41 % DOW 51,000 ▼0.35 % NASDAQ 27,345 ▼0.7 % NAFTA 92.93 ▲5.27 % ARI 4,139 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve

Këshilli i Europës i hapi dritën jeshile zbatimit të modelit të marrëveshjes së 6 nëntorit 2023 mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, një hap që u përshëndet nga nismëtarja Giorgia Meloni, e cila mendon se kjo legjitimon qasjen e tyre për menaxhimin e dyndjeve.

“Dita e djeshme në Kishinjev tregoi se ajo që vetëm një vit më parë shkaktonte diskutime, sot është bërë një parim i ndarë mes 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Italia dhe Danimarka janë mes 9 vendeve anëtare të unionit që vitin e kaluar hartuan deklaratën e miratuar të premten me mbështetjen e gjithë vendeve anëtare të Këshillit të Europës.

Vendimi është një mbështetje politike për modelin e qendrave të dëbimit në vende të treta, të emigrantëve të jashtëligjshëm që nuk përmbushin kriteret e përfitimit të azilit në vendet e Bashkimit Europian.

Qeveria italiane kërkoi ndihmën e strukturave të unionit dhe më gjerë për vënien në zbatim të këtij plani pas pengesave të njëpasnjëshme nga gjyqësori italian, i cili ka bllokuar dërgimin e emigrantëve me argumentin se si vendet e tyre të origjinës, ashtu edhe ato ku ndërtohen kampet nuk garantojnë zbatimin e plotë të të drejtave të njeriut për ta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.