☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,494 ▼1.48%
DOW 45,999 ▼0.93%
NASDAQ 21,482 ▼2.04%
NAFTA 94.71 ▲4.86%
ARI 4,382 ▼3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,302 ▼ -3.9% ETH $2,042 ▼ -5.98% XRP $1.3421 ▼ -5.36% SOL $86.0000 ▼ -6.61%
S&P 500 6,494 ▼1.48 % DOW 45,999 ▼0.93 % NASDAQ 21,482 ▼2.04 % NAFTA 94.71 ▲4.86 % ARI 4,382 ▼3.74 % S&P 500 6,494 ▼1.48 % DOW 45,999 ▼0.93 % NASDAQ 21,482 ▼2.04 % NAFTA 94.71 ▲4.86 % ARI 4,382 ▼3.74 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Moody’s mban vlerësimin B1 për Shqipërisë, sfidë menaxhimi i borxhit të lartë

Shqipëria mbajti vlerësimin B1 të borxhit nga agjencia e vlerësimit Moody’s, por vendi mbetet para sfidave të mëdha të menaxhimit të borxhit për shkak të madhësisë së tij, thotë raporti i shërbimit të investitorëve të Moody’s.  Agjencia e ka lënë të pandryshuar vlerësimin për borxhin e Shqipërisë.

“Ne presim që raporti i borxhit të qeverisë së Shqipërisë të arrijë  në 69% të PBB-së në vitin 2017″, thotë Evan Wohlmann, asistent i zvendëspresidentit në Moody. “Shqipëria gjithashtu përballet me kërkesa të konsiderueshme për huamarrje bruto.”, shtoi ai

Për më tepër, qeveria vazhdon të mbështetet me likuiditet nga sistemi bankar vendas, i cili tashmë është i rënduar nga kreditë me probleme për të financuar veten.

Megjithatë, përpjekjet e vazhdueshme për reforma administrative dhe në drejtësi  duhet të përmirësojnë  dukshëm mjedisin e biznesit në vend, vlerëson Moody.

Rekomandimi i Komisionit Europian për të hapur formalisht negociatat, i kushtëzuar nga zbatimi i reformës gjyqësore, reflekton progresin e Shqipërisë në adresimin e korrupsionit dhe përparimin e reformës së sektorit publik.

Për më tepër, vazhdimi domethënës i progresit në sektorin e energjisë, me mbështetjen e Bankës Botërore, pritet të parandalojë rikrijimin e detyrimeve të prapambetura në këtë sektor dhe të mbështesë rritjen ekonomike në afatin e mesëm, sipas agjencisë vlerësuese.

Konsolidimi fiskal dhe ripagimi i pagesave të prapambetura në bazë të marrëveshjes tre vjeçare me Fondin Monetare Ndërkombëtare vazhdon të rimëkëmbë fuqinë fiskale pas përkeqësimit të shpejtë në prag të zgjedhjeve të qershorit 2013, përfundon Moody’s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.