Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,818 ▲0.01%
DOW 47,697 ▼0.46%
NASDAQ 22,943 ▲0.17%
NAFTA 101.40 ▲5%
ARI 4,747 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,624 ▲ +0.8% ETH $2,211 ▲ +0.87% XRP $1.3349 ▲ +0.7% SOL $83.0000 ▲ +1.24%
S&P 500 6,818 ▲0.01 % DOW 47,697 ▼0.46 % NASDAQ 22,943 ▲0.17 % NAFTA 101.40 ▲5 % ARI 4,747 ▼0.84 % S&P 500 6,818 ▲0.01 % DOW 47,697 ▼0.46 % NASDAQ 22,943 ▲0.17 % NAFTA 101.40 ▲5 % ARI 4,747 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kronika

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Një 32-vjeçar është marrë me forcë, është mbajtur peng dhe është dhunuar në Xhafzotaj, me qëllim zhvatjen e parave.

Ngjarja ka ndodhur me 31 mars dhe tani policia ka identifikuar tre autorët e dyshuar. 2 prej tyre janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar me emrin ‘Hijet’, policia ndaloi 33 vjeçarin Hysen Neza dhe 25 vjeçarin Kevin Neza. Ndërkohë, një 28 vjeçar me inicialet J.N është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”.
Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.
Në kuadër të operacionit: -u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç; -u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.