☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 83.88 ▲0.52%
ARI 5,204 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,952 ▲ +0.06% ETH $2,024 ▼ -0.92% XRP $1.3829 ▲ +0.16% SOL $86.0400 ▼ -0.32%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.88 ▲0.52 % ARI 5,204 ▼0.72 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.88 ▲0.52 % ARI 5,204 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Opinion

Mos e “vrisni” Salianjin!

Nga NEVRUS NAZARKO

Në politikën shqiptare, ndonjëherë duket sikur më e lehtë është të “vrasësh” një njeri sesa një ide. Jo me armë, por me përqeshje, me përjashtim, me heshtje, me indiferencë. Kjo ndodh shpesh brenda vetë opozitës, ku disa përpjekje për të sjellë frymë të re përballen me rezistencën e atyre që duan të ruajnë karrigen, jo të ndryshojnë realitetin.
Ervin Salianji, me gjithë kontestimet dhe mungesën ne dukje te “stofës” se liderit, nuk është problemi i Partisë Demokratike, përkundrazi, ai është dukurie një nevoje urgjente për lëvizje, për energji, për konkurrencë idesh. Një parti që ka humbur katër palë zgjedhje radhazi nuk mund të vazhdojë të ecë me të njëjtën frymë, me të njëjtin rreth të ngushtë njerëzish dhe me të njëjtat slogane që nuk levizin më askënd.
PD-ja nuk ka luksin të mbytet në apati. Nuk ka luksin të shohë si armik çdo njeri që guxon të mendojë ndryshe, të artikulojë një ide të re apo të kërkojë ndryshim. Nëse një figurë si Salianji zgjedh të kërkojë mbështetjen e demokratëve për drejtimin e partisë, kjo duhet përshëndetur si një shenjë jete jo si një provokim ndaj “hierarkisë”.
Asnjë parti nuk ringrihet e nuk riperterihet duke ruajtur “rregullin e heshtjes”. Ringrihet vetëm përmes garës, debatit dhe përplasjes së ideve. Demokracia e brendshme nuk është luks, por oksigjen politik. Dhe në mungesë të saj, çdo strukturë politike kthehet në një klub nostalgjik që jeton me kujtime fitoreje të vjetra dhe justifikime të reja për humbjet e sotme.
Partia Demokratike ka nevojë për galvanizim të ri bazës, quajeni foltore apo keshillimore, për një ndjenjë përfshirjeje, për një proces që i jep shpresë jo vetëm anëtarëve, por edhe qindra mijëra votuesve të djathtë që ndihen pa përfaqësim. Kjo nuk ndodh me emra të gatshëm, as me lëvizje nga lart-poshtë, por me hapje, me garë dhe me besim se askush s’ka monopolin e së djathtës.
Prandaj, mos e “vrisni” Salianjin. Mos e vrisni asnjë që ngre kokën në një det pasiviteti. Sepse në politikë, shpesh prej një zëri që guxon vjen një lëvizje e re. Dhe nëse PD-ja nuk mëson ta dëgjojë këtë zë, ajo rrezikon të vazhdojë të humbasë, jo për mungesë votash, por për mungesë zemre e deshire per ringritje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.