☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.7% ETH $1,990 ▼ -3.44% XRP $1.3210 ▼ -2.91% SOL $82.8700 ▼ -4.12%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Moska publikon historinë e një agjenti të infiltruar prej 15 vitesh në Estoni

Shërbimet ruse të inteligjencës (FSB) publikuan historinë e njërit prej agjentëve të tyre të infiltruar prej 15 vitesh në policinë sekrete estoneze, i cili ka transmetuar informacione drejt Moskës dhe demaskuar spiunazhin e Perëndimorëve kundër Rusisë, në këtë ish-republikë sovjetike.

ee20-350x160Në një dokumentar të publikuar dje në mbrëmje nga kanali televiziv pro Kremlinit, NTV, të titulluar “Njeriu ynë në Talin”, Uno Puusepp, tregon ai vetë punën e tij në departamentin e përgjimeve në policinë sekrete estoneze (KaPo) mes viteve 1996 dhe 2011.

“KaPo”-ja shpalli menjëherë hapjen e një hetimi pas këtyre publikimeve shumë të pazakonta nga shërbimet sekrete.

Uno Puusepp, me origjinë estoneze, i kishte propozuar shërbimet e tij FSB-së, trashëgimtare e KGB-së sovjetike, tregoi një ish-agjent estonez, Nikolai Ermakov, proanr i një dyqani bulmeti, i cili e ndihmoi të kontaktojë shërbimet sekrete ruse.

Falë këtij informatori, Moska merrte vazhdimisht raporte mbi marrëdhëniet e “KaPo”-s me CIA-n, shërbimet sekrete britanike, kanadeze, finlandeze dhe ato të vendeve të tjera Baltike.

Uno Puusepp ka mundësuar gjithashtu që të demaskojë agjentë të huaj në Rusi, mes të cilëve edhe Valeri Oiamiae, që u dënua në vitin 2001 me shtatë vite kamp në Moskë për spiunazh për llogari të Britanisë së Madhe.

I kthyer në Rusi pas tre vitesh, Uno Puusepp, që kishte punuar në departamentin e përgjimeve të “KaPo”-s u përshëndet për pengimin e instalimit nga Uashingtoni të një sistemi përgjimi shumë të shtrenjtë në ambasadën ruse në Talin.

Ish-spiuni rus tregoi gjithashtu se ishte ngarkuar nga “KaPo”-ja që të përgjonte qindra estonezë, ku shumica rusofonë. Ky sistem përgjimi kontrollohej nga bashkëpunëtorë të ambasadës amerikane në Talin, theksojnë autorët e këtij dokumentari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.