🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Kremlini: Putin i siguroi Trumpin se Rusia nuk ka plane agresive ndaj Evropës

MOSKË, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike pas vizitave të ndërmjetësve amerikanë në Kiev dhe Moskë, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, bëri të ditur sot Kremlini.

Këshilltari për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se presidenti Putin e kishte siguruar homologun amerikan se Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës.

Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Moskës dhe vendeve evropiane për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas Ushakov, Putin i bëri presidentit amerikan një analizë që ai e përshkroi si “objektive dhe të detajuar” mbi zhvillimet në fushën e betejës.

Presidenti rus gjithashtu i shpjegoi Trumpit se çfarë mund të bëjë realisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në një përfundim të shpejtë të luftimeve.

Nga ana tjetër, presidenti Trump la të hapur mundësinë për një rivendosje të plotë të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, nëse lufta në Ukrainë përfundon.

Sipas versionit të Kremlinit, kjo ishte një prej temave të rëndësishme të bisedës.

Dy presidentët diskutuan gjithashtu mundësinë e shkëmbimeve të tjera të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Biseda telefonike zgjati rreth një orë”, tha Ushakov.

Kontakti i ri mes Trumpit dhe Putinit vjen pas një përpjekjeje të intensifikuar të Uashingtonit për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje. /Ad Ab./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.