☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,550 ▲ +3.34% ETH $2,133 ▲ +5.36% XRP $1.3507 ▲ +3.02% SOL $83.3400 ▲ +3.16%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Moti i keq, bora bllokon qarkullimin në Llogara

Pavarësisht se ndodhemi në muajin prill, situata e motit në disa zona të vendit mbetet problematike. Reshjet e dëborës kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në Qafën e Llogarasë. Sipas raportive, erërat e forta dhe ngricat kanë paralizuar lëvizjen e mjeteve në këtë aks.

Policia ka ngritur një postbllok në hyrje të Llogarasë, duke mos lejuar qarkullimin e asnjë automjeti pa u pajisur më parë me zinxhirë.

Problematike mbeten edhe zona të ndryshme në Peshkopi. Reshjet e dëborës dhe shiut kanë shkaktuar bllokim të disa fshatrave.

Në hyrje të qytetit, rrugët janë përmbytur për shkak të mosfunksionimit të kanalizimeve, ndërsa në të gjithë qarkun e Dibrës vijojnë reshjet e dëborës.

Ndërsa në veri, të bllokuar janë fshatrat e Dukagjinit dhe disa fshatra të thellë të Pukës. Në Kukës po punohet për pastrimin e disa segmenteve në Rrugën e Kombit, nga shembja e masiveve shkëmbore.

Durrësi, probleme nga reshjet e shiut

Disa lagje të Durrësit janë përmbytur duke izoluar dhjetëra familje. Në disa zona të qytetit, niveli i ujit arriti deri mbi 1 metër, ndërsa thuajse të gjitha rrugët e Durrësit u bënë të pakalueshme, duke sjellë probleme të shumta në lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Situata më problematike paraqitet në zonat Shkozet, ish-­Kënetë, Spitallë dhe Plazh, ku dhjetëra familje kanë mbetur të bllokuara, pasi niveli i ujit nuk ka zbritur ende.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.