Ekonomia

Moti i keq, OSHEE në gatishmëri, 1200 punonjës për riparimin e defekteve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nepermjet rrjetit shperndares te energjise elektrike të 10 Drejtorive Rajonale.

Në 10 Drejtoritë Rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1200 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 16 grupe për ndjekjen e regjimit të punes dhe 20 inxhinierë të sigurisë në punë.

Nga avaritë te Tensioni i Lartë janë prekur këto zona:

Nënstacioni (Nst) Vukpalaj është dëmtuar Transformatori i fuqisë 35/10 kv me fuqi 1.8 mva. Zona pa enegji: Kelmend/Vukpalaj.

Linja 35 kV, L 30-55/2 e stakuar me defekt. Zonat pa enegji: Bashkia Shkodër, lagjet Kiras, Boric, Gruemirë/Koplik, Dobrac/Shkodër.

N/St Mifol është jashtë pune si pasoje e riparimit të thikes 35 kV të linjes TEC Fier – Kafaraj

Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, janë prekur këto zona:

Tirana: Ka me defekt 4 fidra si pasojë e erës së fortë me furtunë gjate nates dhe ne vazhdim. Zonat e mbetura pa energji: Sauk, Shupal, Gërdec.

Durrësi: Ka në avari 13 fidra dhe zonat pa energji elektrike janë: Borizan, Thuman, Derven , Sukth, Gjiri i Lalzit/Shijak; Spitallë, ish-Kënete, Xhafzotaj, Shkembi i Kavajës/Durrës.

Shkodra: Ka në avari 9 fidra dhe zonat e mbetura pa energji jane: Plazh Velipojë, Vrakë/Koplik,  Rrape, Luf, Iballë/Pukë, Plazh Velipoje, Kuç, Vau Dejës/Shkodër, Shenkoll Tale/Lezhë.

Burrel: Drejtoria Rajonale Burrel  ka ne avari 4 fidra perkatesisht,  me problemetike difekt si pasoje e eres se forte gjate nates e ne vazhdim. Zonat e mbetura pa energji jane qytet Zenisht/Burrel , Rubik/Reshen dhe Skuraj/Lac ,me numer abonenteve te mbetur pa energji 2254 ne total.

Kukës: Ka në avari 7 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Geghysen, Ragam, Tropojë e Vjeter, Pac, Bujan/B.Curri, Fajzë, Spitali Krumë/Krumë, Shishtavec Mamëz, Shemri, Shtiqën/Kukes, Fajzë/Krumë

Fier: Ka në avari 5 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Amonicë, Gorisht /Vlorë, Portëz/Fier, Divjakë/Lushnje

Gjirokastër: Ka në avari 3 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Petran, Maleshove/Përmet, Qesarat/Tepelene.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button