🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,584 ▲ +1.11% ETH $2,096 ▲ +1% XRP $1.4240 ▲ +2.4% SOL $87.8500 ▲ +1.11%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

MPJ dënon djegien e flamurit në Beograd, thirrje Serbisë: Merrni masa

flamuri3-320x232Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka reaguar edhe për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes derbi në Beograd, mes Partizanit dhe Crvena Zvezdas (Yllit të Kuq), të luajtur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin serb, gjatë së cilës u pa një tjetër akt i shëmtuar i përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar, edhe pse këtë herë nuk kishte shqiptarë në stadium.

“Dënojmë me forcë aktin e shëmtuar të përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit Partizani-Crvena Zvezda, të luajtur mbrëmë në Beograd. Konstatojmë me keqardhje, se huliganizmi i tifozerisë serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptare u shpreh sërish në Beograd, në një ndeshje që nuk kishte aspak të bënte me Shqipërinë apo shqiptarët”, ka theksuar në krye të deklaratës Ministria jonë e Jashtme.

“Gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë në Beograd u përsëritën sërish aktet e shëmtuara antishqiptare, ku tifozeria serbe, përveç djegies së flamurit shqiptar, shpërtheu në fyerje të rënda ndaj shqiptarëve. MPJ e Shqipërisë u bën thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve, dhe klasa politike serbe të ngrihet në lartësinë e duhur e të distancohet qartë nga akte të tilla, që po marrin përmasa të pamenaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit” ka vijuar më tej reagimi.

Duke theksuar se futbolli dhe asnjë sport tjetër nuk duhet të shihen dhe as të fantazmohen si një mënyrë tjetër e të nxiturit konflikte midis kombeve, MPJ ka deklaruar se UEFA duhet të jetë në krye të përpjekjes esenciale për të bërë të mundur bashkëjetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen, jo vetëm nga sportistë, por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.