Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 81.11 ▼4.59%
ARI 4,716 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,512 ▼ -0.54% ETH $2,438 ▼ -1.7% XRP $1.4389 ▼ -2.69% SOL $96.9100 ▲ +0.05%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 81.11 ▼4.59 % ARI 4,716 ▲0.39 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 81.11 ▼4.59 % ARI 4,716 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal

I shumëkërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, biznesmeni shqiptar Ermal Beqiraj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim.

Vendimi vjen në një kohë kur autoritetet shqiptare kanë paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij.

Mbrojtja argumentoi se klienti i saj ishte subjekt i një “ndalimi të paligjshëm”, duke theksuar se Beqiri kishte mësuar më herët nga mediat shqiptare se ishte i kërkuar dhe kishte informuar vetë autoritetet franceze për situatën.

Sipas avokatit, fakti që ai kishte dhënë adresën dhe ishte vënë në dispozicion të autoriteteve nuk përputhej me pretendimin se ishte një person “i arratisur”.

“Arrita në Francë në moshën 16 vjeç, kam familjen time të dytë këtu. Po, lëviz shumë, në Turqi, Slloveni, Francë… Mund të kisha shkuar kudo, madje edhe në Dubai, por e dua Francën. Edhe nëse nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, as më të mirin për taksat…”, ka thënë Beqiraj.

Sipas Paris-Normandie, 44-vjeçari u arrestua në Francë pasi kishte fluturuar me avionin e tij të vogël mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.

Beqiri kishte qenë në kontroll të avionit të tij teksa fluturonte mbi zonën e Normandisë. Pas uljes në aeroportin e Méaulte, ai u arrestua nga autoritetet franceze.

Pas arrestimit të tij, autoritetet franceze morën një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradim. Beqiri kërkohet në lidhje me dyshime për mashtrim të organizuar.

Sipas informacioneve të raportuara nga AFP dhe të cituara nga media franceze, SPAK dyshon se në Francë janë identifikuar disa pasuri që mund të kenë origjinë kriminale dhe që lidhen me biznesmenin shqiptar.

Mes tyre përmenden llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente, një avion privat, automjete dhe një pronë e përshkruar si kështjellë në departamentin Oise, në veri të Francës.

Sipas disa raportimeve në mediat shqiptare, bëhet fjalë për Château d’Auteuil, në Berneuil-en-Bray, pranë Beauvais, e cila dyshohet se është blerë për rreth 2.6 milionë euro.

Beqiri ka kaluar javët e fundit në burgun e Beauvais. Më 20 gusht, avokati i tij kërkoi lirimin e biznesmenit përpara dhomës hetimore të Gjykatës së Apelit të Amiens.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.